Më iniciativë të humanistit Halil Kastrati, në mbrëmjen e sotme është inauguruar fillimi i punimeve të ndërtimit të shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve, i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përfaqësues tjerë të qeverisë, biznesmenë, përfaqësues të Kombëtares së Kosovës në futboll dhe artistë të estradës së Kosovës.
Haradinaj u shpreh i lumtur për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie, për të cilën tha se do të jetë nga më të mirat në vend. Ai premtoi se do të vazhdojë ndihma për ata që bënë çdo gjë për ne.
“Ne i falënderojmë të gjithë ata që do ta përkrahin ndërtimin e kësaj shtëpie të pleqve. Arian të pyeta më herët a do të këndosh ti a unë, dhe cili do që të këndojmë e ndreqim atmosferën, sepse kjo është një festë. Dua me përdor një shembull, por i lus mos të ma keqpërdorin mediat. Në Prishtinë janë nja dy çerdhe, janë shumë të çmuara, krejt Prishtina ka qejf me i dërguar fëmijët aty, edhe është shumë zor me vendos fëmijën aty. Bile kur shkon me dërguar fëmijën aty, thonë ‘po ta marrin fëmijën, nëse paguan edhe për një tjetër, për tanin dhe për një tjetër’. Kam dëgjuar se është rregull kjo. Mu po me duket se edhe këtu ka mu bë rreshti gjatë, sepse vendi i mirë, natyra e mirë, ndërtimi i mirë, njerëzit e mirë, koncepti i mirë. Si duket ka me u bë rreshti i gjatë se kush po vendoset i pari. Shpresoj shumë, që do të bashkohem shumë shpejt me inauguruar dhe këtu me gjet strehë njerëzit tanë, prindërit tanë, ata që kanë bë shumë për ne dhe për të cilët ne kurrë nuk kemi mu ndal me bë sa lypet”, tha kryeministri.
Kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastarati duke folur për aktivitetet e shoqatës, tha se punën e kanë nisur pa e ditur se ku kanë me arrit, me të vetmin qellim të mundohemi t’i gjendemi afër njëri-tjetrit, me nudistë e tyre. Ai tregoi se deri më tani kanë ndërtuar 400 shtëpi, ndërsa deri në fund të vitit 2019, planifikojnë të ndërtojnë 800 shtëpi.
“Jetimët e Ballkanit këtë vit, mbushin 10 vite aktivitet. E ne në dhjetë vjetorin e themelimit të shoqatës tonë, po nis edhe finalizimi i këtij projekti, që gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare, ne kemi mësuar, se është e domosdoshme për popullin tonë dhe për Kosovën. Kemi gjetur shumë prindër që Zoti s’u ka falur fëmijë, kemi shumë prej tyre që ne i mbajmë nën kujdes me gjëra ushqimore për çdo muaj. E pse mos ta kenë një vend si kjo. Mendoj që nuk do të ju mungon asnjë kush, në ato që ata kanë nevojë. Kryeministër, Jetimët e Ballkanit për tre vite e gjysmë kanë ndërtuar 400 shtëpi, Jetimët e Ballkanit, vetëm në muajin e Ramazanit kanë nis ndërtimin e 200 shtëpive tjera. Deri në fund të 2019, planifikojmë të finalizojmë 800 shtëpi”, tha Kastrati.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, duke i përshëndetur të pranishmit dhe veçmas përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë, asaj myslimane
“Kjo shtëpi na bashko të gjithëve, pa dallim feje dhe pa dallim partie politike. Kjo po ndodh në Komunën e Suharekës dhe besoj që do të vazhdojmë bashkë me punuar për ata që na linden, na rritën dhe na shkolluan. Ky nuk do të jetë donacioni i vetëm, por ne si komunë në bashkëpunim me Asamblenë Komunale, do të vazhdojmë edhe më tutje me punuar”, tha Muharremaj.
Komuna e Suharekës dhe Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, më 10 maj të këtij viti, kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të hapësirë publike, për ndërtimin e objektit për personat që janë pa përkujdesje familjare. Ndërtimi i objektit do të kushtojë 2.3 milionë euro, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova