LAJMI I FUNDIT:

Bie nga ndërtesa ku punonte, vdes 38 vjeçari në Sllatinë

Bie nga ndërtesa ku punonte, vdes 38 vjeçari në Sllatinë

Një mashkull 38 vjeç me inicialet N.H ka vdekur sot pasi që ka rënë nga skelet e një ndërtese në të cilën po punonte.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë për Telegrafin se informacionet jo zyrtare janë që ai ka vdekur por se sipas tij ende nuk dihet vendi i ku ka ndodhur ngjarja.

“Sipas informacioneve që i kemi marr jo zyrtare, një punëtor i moshës rreth 38 vjeçare me inicialet N.H ka vdekur në vendin e tij të punës. Ai është nga fshati Sibofc i komunës së Podujevës. Mirëpo ende nuk po e dimë vendin e ngjarjes se ku ka ndodhur”, ka thënë ai.


Azemi ka theksuar se Policia është e njoftuar dhe janë duke e hulumtuar vendin e ngjarjes.

“Policia është e njoftuar por nga informacionet që i kemi është se as Policia nuk po mund ta gjej vendin e ngjarjes. Po ashtu as unë nuk kam mundur që ta identifikoj, vetëm se kam marr informacione se është thënë që është rrëzuar nga një ndërtesë që ka qenë duke punuar nga skelet e ndërtesës”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se punëtori në fjalë ishte i vetmi djalë në shtëpi dhe familja e tij jeton në gjendje të rëndë ekonomike.

“Ai ka qenë i vetmi mashkull në shtëpi dhe sipas informacioneve i ka kushtet tejet të rënda ekonomike”, ka thënë ai./Telegrafi/