LAJMI I FUNDIT:

Në Malishevë të Gjilanit vihet gurthemeli i tri shtëpive për familjet në nevojë

Në Malishevë të Gjilanit vihet gurthemeli i tri shtëpive për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me pronarin e kompanisë Ar Katana, Muhamet Ajrullahu, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të tri shtëpive për familjet në nevojë, në fshatin Malishevë.

“Edhe tri shtëpi të reja nga “AR Katana” për familjet në nevojë. Faleminderit Muhamet Ajrullahun për humanitetin dhe solidaritetin i cili në çdo vit po e ndërton së paku një shtëpi në vitet e fundit. Numri i shtëpive të filluara këtë vetëm muajin e fundit është 27”, ka thënë kryetari Haziri pas vënies së guthemelit.


I pari i Gjilanit ka falënderuar donatorët për mbështetjen e madhe dhe që e kanë bërë shembull Gjilanin në Kosovë dhe rajon.

“Faleminderit të gjithë donatorëve që Gjilanin e kanë bërë shembullin më të mirë në Kosovë dhe rajon për mbështetje ndaj njerëzve pa kulm mbi kokë. Ne po shkojmë drejt mbylljes së plotë të problemeve të banimit dhe mandej do t’i trajtojmë në të ardhmen vetëm qiratë për banim social që janë 50 sosh”, ka theksuar Haziri.

Pronari i AR Katana, Muhamet Ajrullahu, është shprehur i lumtur që po e realizon premtimin e tij të dhënë në gala mbrëmje.

“Në Natën e Kadrit, sot jam i lumtur që po e fillojmë ndërtimin e tre shtëpive. Premtimin që e kam dhënë në Gala Mbrëmje për një shtëpi, ia kemi bashkangjitur edhe dy të tjera për familjet që janë në nevojë jashtëzakonisht të madhe. Është obligim moral, kombëtar dhe fetar që neve që na ka dhënë Zoti pasuri, ta ndajmë me të tjerët”, u shpreh Ajrullahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori