LAJMI I FUNDIT:

Shani: Në gjithë Ballkanin është problem punësimi i të rinjve (video)

Shani: Në gjithë Ballkanin është problem punësimi i të rinjve (video)

Udhëheqësi i projektit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Nand Shani në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në të gjitha vendet e Ballkanit është problem punësimi i të rinjve.

“Mesatarja e papunësisë është 35 % për gjithë Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e madhe e të rinjve kanë interes të largohen nga rajoni, dhe të eksplorojnë mundësi më të mira për punë dhe jetesë. Jo vetëm papunësia, por edhe ajo se nuk kanë të ardhura të mjaftueshëm për të jetuar një jetë normale, ose kanë punë që nuk janë afatgjate”, ka thënë Shani.

Shani pohoi se Qeveritë duhet të kenë politika të përcaktuara mirë për punësimin e të rinjve.


“Vendet e punës krijohen nga sektori privat, kompanitë e sektorit privat duhet të jenë në gjendje të hapin vende të punës dhe të mbështeten nga Qeveritë. Mbështetja e Qeverisë për rritjen e inovacionit, mbështetjen e sektorit që janë me dinamikë, më strategjik që krijojnë vende punës. Ka një sërë masash që Qeveritë duhet të ndërmarrin”, ka potencuar ai.

Udhëheqësi i projektit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Nand Shani gjatë intervistës për Telegrafin

Shani tha se Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal ka për qëllimin nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, si dhe mbështetjen e këtyre vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Synimi kryesor është ngritja e kapaciteteve institucionale, të Ministrisë së Punës, të agjencive të punësimit, dhe shkëmbimit të eksperiencave. Jo vetëm ne vendet e Ballkanit por edhe me vendet e Bashkimit evropian, në mënyrë që përafrohemi sa më shumë me të që po synojmë”.

Konferenca e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, është mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori