Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një konferencë për media ka treguar ka komentuar publikimin e Raportit të Progresit për Kosovën, nga Komisioni Evropian (KE).
Zemaj tha se në bazë të raportit vendit i mungon vullneti politik për avancimin e rrugës Euro-Integruese.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është e ngarkuar me ministra e zëvendësministra të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.
“Raporti për Kosovën ka vlerësuar se vendit tonë i ka munguar vullneti politik për avancimin e rrugës Euro Integruese. LDK-ja i ka tërhequr vërejtjen disa herë për mungesë të vullnetit politik koalicionit PAN. Është evidente që avancimi do të jetë i pamundur kur kemi parasysh se korrupsioni është përhapur nëpër të gjitha vendet institucionale dhe sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimi të plotë politikë. Qeveria është e ngarkuar me ministra dhe zv ministra të përfshirë në afera dhe skandale korruptive. Aferat që dalin tash nga mediat e forcojnë këtë që ne kemi potencuar. Komisioni Evropian, rekomandon që Kosova duhet të ndërtoj konsensus politik për ta avancuar rrugëtimin e saj integrues”, ka thënë Zemaj.
Siç tha Zemaj, shqetësuese për vendin është moszbatimi i programit të MSA-së.
Edhe deputetja Vjosa Osmani theksoi se Raporti për Zgjerimin, e ka cilësuar Kosovën si shtet të kapur.
“Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë që politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin dhe prokurorin mbetet pengesa themelore që Kosova të shënoj progres në këtë drejtim. Madje tregohet që ka shpresa shumë të vogla që mund të arrihet zbatimi i sundimit të ligjit pasi Kosova nuk dëshmon që ka një elitë politike që nuk bën presion mbi këtë sistem”, tha ajo.
Osmani potencoi se imazhi i Kosovës në botë asnjëherë s’ka qenë më i shkatërruar dhe i keq.
“Të gjitha këto dëshmojnë se për shkak të dështimeve në sferën e brendshme imazhi i Kosovës në botë asnjëherë s’ka qenë më i shkatërruar dhe i keq. Kjo ka rezultuar dhe me mungesën e njohjeve në këto dy vite. Edhe pse dialogu shkurtimisht trajtohet në raportin e progresit, është e qartë se arsyeja themelore pse i gjithë ky proces ka dal jashtë binarëve dhe tani po përdoret nga Serbia për ta dëmtuar Kosovën është për shkak se ka përfaqësues shtetëror të vendit tonë që kanë arritur në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të parlamentit që ta vendosin statusin e Kosovës në tavolinë duke kontestuar për kufijtë e shtetit”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje