LAJMI I FUNDIT:

Për dy javë do të dihet se kush do të ulet në karriket e liruara në Qeveri (Video)

Për dy javë do të dihet se kush do të ulet në karriket e liruara në Qeveri (Video)

Kryeministri Zoran Zaev tashmë i ka emrat e ministrave dhe zyrtarëve të rinj që do të zëvendësojnë ata që do të preken nga rikonstruimi i kabinetit qeverisës.

“Në pjesën e rekonstruimit unë tashmë flas me njerëz, veçanërisht me njerëzit e rinj që duhet të jenë në pozitat ku do të ketë ndryshime. Bisedimet rrjedhin, çdo kohë të lirë e përdori për të folur me ta, që të mund të vërtetoj nëse e pranojnë ta bëjnë punën, kështu që besoj se do të arrij, jo më vonë se do t’ia arrij deri në fund të gjysmës së parë të qershorit”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mosmarrëveshjet e fundit për emërimin e drejtorit të Agjencisë për zbulim si dhe shkarkimi i drejtorit ekonomik të gjinekologjisë, Zaev tha se nuk e kanë lëkundur partneritetin LSDM-BDI, duke shtuar madje se besimi mes tij dhe Ahmetit është i madh.


E deri sa partneriteti Zaev-Ahmeti është stabil, nga pallati i tij i bardhë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski, pa praninë e gazetarëve, incizon video përmes të cilave lëshon akuza drejt Zaevit se me ndryshimet që po bën, po e largon vëmendjen nga dështimet e qeverisjes.

“Deri sa qytetarët me të vërtetë nuk janë të kënaqur nga mospuna e zyrtarëve shtetërorë të LSDM-së, Kryeministri Zaev bën ndryshime të funksioneve partiake me qëllimi që të ikë nga përgjegjësia e tij për humbjet në politikë dhe ekonomi, përderisa po ata njerëz vazhdojnë ta drejtojnë shtetin”, u shpreh Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Menjëherë pas zgjedhjeve Presidenciale Kryeministri Zaev paralajmëroi ndryshime të zyrtarëve dhe ministrave që sipas tij janë treguar arrogantë dhe nuk i kanë arritur pritshmëritë.

I pari i ekzekutivit një javë më parë u takua me liderine BDI-së Ali Ahmeti për të biseduar se cilët funksionarë do të largohen, por e lanë që pasi të konsultohen brenda partive të tyre, të takohen sërish për epilog të kësaj çështjeje.

Ajo që dihet deri Më tani është se Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski do të marrë detyrën e Sekretarit të LSDM-së duke u tërhequr kështu nga bujqësia.

Jo zyrtarisht emrat që përfliten se do të lëvizin janë Ministri i Mjedisit Sadulla Duraku, ai për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski dhe Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori