Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi në një intervistë televizive se, Shqipëria e ka nisur lobimin përpara vendimit të Komisionit Evropian.
“Lobimi ynë nuk është çështje 3 javësh, pasi ne kemi nisur lobimin kohë më parë, duke mos pritur vendimin e Komisionit europian”, tha Cakaj.
Duke folur për rezultatet në zgjedhjet, Cakaj tha se, “rezultatet e fundit të zgjedhjeve europaine kanë treguar se çështja e zgjerimit, jo domosdoshmërisht ka kushtuar. Në fakt të gjelbrit dhe liberalët, që janë pro zgjerimit kanë shënuar rritje. Gjë që tregon që populizmi nuk mund të jetë zgjidhje”.
Sa i përket rezervave të shteteve anëtare, Cakaj nënvizoi se, “ka dy tipe rezervash nga shtetet. I pari është që BE duhet të konsolidohet nga brenda përpara se të zgjerohet. Ndërsa e dyta ka të bëjë me mënyrën sesi disa prej vendeve anëtare e shohin progresin e vendit”.
Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, Cakaj tha se, “bashkëpunimi me Kosovën duhet të rritet brenda parametrave të përgjithshëm të bashkëpunimit rajonal që i kërkon edhe Procesi i Berlinit dhe që janë pjesë e pakos së zgjerimit të BE në tërësi”.
Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të hapin konsullata të përbashkëta në disa vende ku vetëm njëri nga shtetet ka përfaqësi. Po ashtu, tha Cakaj, shumë shpejt diplomacitë shqiptare dhe kosovare do kenë shkëmbim të stafit dhe përvojave.
Gjithashtu Cakaj përmendi edhe krijimin e një agjende të përbashkët kulturore të ruajtjes së identitetit kombëtar.
“Do të ngremë edhe Këshillin e përbashkët për propozimin e politikave, ku do të kemi një grup të veçantë ekspertësh dhe diplomatëve që do kenë detyrën e propozimit të politikave që do t’u shërbejnë të dy vendeve”, tha Cakaj.
Cakaj u shpreh se do të ngrihet edhe një taskforcë e veçantë në ministri për kundërpërgjigje ndaj Serbisë për tërheqjet e njohjeve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit