LAJMI I FUNDIT:

Minibusin e shndërruan në shtëpi me rrota, çifti shëtiti nëpër 166 vende të botës – vizituan edhe Shqipërinë (Foto)

Minibusin e shndërruan në shtëpi me rrota, çifti shëtiti nëpër 166 vende të botës – vizituan edhe Shqipërinë (Foto)

Një çift që ishin pajtuar qysh në takimin e tyre të tretë të nisin një turne me furgon, kanë pranuar se sot jetojnë në “rrugë” së bashku me djalin e tyre dyvjeçar dhe qenin.

Jonathan dhe Megan Axëorthy nga Buckinhamshire, kishin vendosur ta riparojnë minibusin e tyre dhe ta shndërrojnë në shtëpi me rrota. Ata kishin investuar mbi 20 mijë funte, dhe me këtë minibus kanë vizituar mbi 166 vende të botës, transmeton Telegrafi.


Dyshja që ishin takuar në Shanghai në vitin 2010, pranojnë se shtëpia e tyre në rrota me kalimin e kohës mund të shkatërrohet, por mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende. Jonathan, 43-vjeç, që më parë punonte si këshilltar, ka thënë se koha e gjumit dhe mëngjesit janë më sfidueset për të.

E biri i tyre Atlas tashmë ka vizituar me ata 11 vende përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe disa pjesë të SHBA-së. Ndërkaq prindërit e tij besojnë se ai do të ketë rastin të shoh edhe 10 vende tjera gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Jonathan dhe Megan filluan “ekspeditën” e tyre në janar të vitit 2015, kur edhe morën me qira një furgon me të cilin eksploruan Amerikën Veriore, Jugore dhe Qendrore dhe më pas u kthyen në Evropë në vitin 2017.

Pas dy viteve, Jonathan dhe Megan pauzuan për të krijuar familje, kurse djali i tyre lindi në maj të viti 2017 dhe e pagëzuan me emrin Atlas – duke u asociuar në atlasin që u ndihmoi dhe orientoi të udhëtojnë nëpër botë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Kalo në kategori