Aco Petrovski tanimë dhjetë vite të tëra vuan nga skleroza multiple, sëmundje kjo e cila shkakton ndezje dhe degjenerim të nervit. Ai thotë se përditshmëria e tij është shumë e rënduar. Thekson se është i dëshpëruar nga sjellja e njerëzve të cilët nuk kanë mirëkuptim për sëmundjen e rëndë e cila për shumicën e njerëzve është e panjohur. Ai tani është 53 vjeçar ndërsa pavarësisht sëmundjes, është pjesë e njërës nga ndërmarrjet publike të qytetit.
“Fillimisht e humba shikimin, ecja dhe baraspesha mu rëndua, dorëshkrimi, fotografi të dyfishta, tv kur shikoja më duhej koncentrim që të mund të fokusohem… Kur të shohin se t’i po ec dhe funksionon, askush nuk të beson se ti je i sëmurë, po vuan nga kjo sëmundje e pa shërueshme…”, deklaroi Aco Petrovski, Pacient me Sklerozë Multiple.
Nga shoqata nacionale për ndihmë dhe mbrojtje të personave me SM kërkojnë diagnostikim të shpejtë si dhe ilaçe inovative dhe më efikase të cilat janë me standarde botërore.
“Duhet të angazhohemi të sigurojmë ilaçe të mjaftueshme adekuate për të gjithë pacientët me SM sepse është më e leverdishme për një periudhë afatgjate. Kjo çon deri në ruajtjen e kualitetit të jetës së të sëmurëve, mundësimin e tyre për integrim në shoqëri dhe realizimin si njerëz të aftë për punë. Për dallim nga kjo, do të krijohej nevoja për shfrytëzimin e pensionit invalidor, pajisjeve ortopedike, kompensim për kujdes të cilat edhe si ashtu rëndon dhe pacientin dhe familjen etij.”, deklaroi Ana Karajanova Dimitrusheva.
Në Klinikën e Neurologjisë për momentin trajtohen rreth 1000 pacientë. Gjysma e tyre marrin terapi rregullisht ndërsa tek ata të cilët sëmundja ka shënuar shumë progres dhe nuk siguron shërim, terapia ndërpritet.
“Pacienti i cili nuk është i pavarur për të lëvizur nuk i plotëson kriteret për pranim të terapisë. Terapia pranohet deri në një nivel të caktuar . Pacientët të cilët janë në karrocë , në krevate për to asnjë ilaç nuk ndihmon, nga këto të cilat i kemi në dispozicion”, tha Ivan Barbov, Drejtor i Klinikës së Neurologjisë.
Barbov thotë se 8,5 për qind e pacientëve nuk e marrin terapinë rregullisht, ndërsa ndërprerja e terapisë sipas tij ndikon shumë që sëmundja të shënojë progres. Sëmundja më së shumti prek moshat mes 25-30 vjeçare ndërsa sipas të dhënave dyfish më shumë prek gratë. Nga ana tjetër drejtori i Fondit Shëndetësor tha se për këtë vit është rritur buxheti i paraparë për trajtimin e këtyre pacientëve, ndërkaq paralajmëroi ulje të çmimeve të ilaçeve që përdoren nga këta pacientë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komisioni Kombëtar i UNESCO-s po kërkon dokumentacionin për ndërtimin e hotelit në Goricë
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak