LAJMI I FUNDIT:

RDM: Presim që BE të përmbush premtimin

RDM: Presim që BE të përmbush premtimin

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë mirëpret raportin pozitiv të dhjetë nga Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë dhe rekomandimin për fillimin e pranimit të negociatave me BE-në.

Nga RDM thonë se presim që në qershor BE-ja të përmbush premtimin sepse Maqedonia i ka të përmbushura të gjitha kushtet e parashtruara nga viti i kaluar.


Këshilli Evropian në qershor të 2018 erdhi në përfundim se data për negociata do të jetë në qershor të vitit 2019. Zgjatja eventuale e datës do të ishte një zhgënjim i madh për të gjithë qytetarët demokratë të Maqedonisë që mbajnë dhe respektojnë vlerat evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimi i negociatave me BE-në do të jetë një shpërblim për përpjekjet dhe nxitjet për arritje të reja në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike progresive me standarde të larta të jetesës.

Ne jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë punë përpara nesh, por ne meritojmë që procesi të fillojë!”, thonë nga RDM. /Telegrafi/