LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Presim raport pozitiv nga KE dhe vendim për bisedime deri në fund të vitit

Dimitrov: Presim raport pozitiv nga KE dhe vendim për bisedime deri në fund të vitit

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në mbledhjen ministrore të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bratislavë ka theksuar se ditën e nesërme presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim politik për hapjen e bisedimeve deri në fund vitit.

“Nesër presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian që realisht do të jetë pasqyra që Maqedonia e Veriut arriti ta arrijë gjatë periudhës së kaluar. Si në ashtu, përmes avancimit në fushat kyçe dhe në proceset demokratike, ashtu edhe jashtë përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Më pastaj presim vendim politik për hapjen e bisedimeve deri në fund të vitit. Kjo s’do të thotë se presim dhe jemi të gatshëm të jemi anëtar që sot. Por jo do të thotë hapje në fazën e ardhshme; fillim të një etape të re të rrugës tonë evropiane që nënkupton se do të jetë e gjatë dhe që kërkon shumë punë”, ka thënë Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen ministrore të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor është riafirmuar përkushtueshmëria e Grupit të Vishegradit për përkrahjen e mëtutjeshme të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit dhe bashkërisht është konstatuar nevoja që Bashkimi Evropian ta njohë përparimin që rajoni e ka bërë posaçërisht Maqedonia e Veriut.


Takimi i sivjetshëm në Bratislavë u zhvillua në kuadër të presidencës sllovake me Grupin e Vishegradit ku temë qendrore ishte avancimi i procesit reformator dhe euro-integrues të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe mësimet e nxjerra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori