LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë viziton policin e plagosur – gjendja e tij është stabile

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë viziton policin e plagosur – gjendja e tij është stabile

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, dhe me kolonel Nexhmi Krasniqin dhe drejtorin rajonal të Kufirit në Gjakovë kanë vizituar policin Hysen Ademi, të plagosur sot, në Mitrovicë, në aksionin e realizuar nga Policia e Kosovës.

Ata me këtë rast i uruan policit Ademi shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij.


Mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, Ali Tolaj, tha se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Theksojmë se në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

Nga të arrestuarit, një ka qenë me gradën e kapitenit, tre me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policorë.

Gjithashtu Policia ka konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori