Kryeministri i Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues të 15 bizneseve, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit ekonomike në vend dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe sektorit privat.
Haradinaj ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për luftën e pakompromis ndaj informalitetit dhe dukurive tjera negative që ngulfasin konkurrueshmërinë dhe zhvillimin normal të veprimtarive ekonomike në vend.
“Jemi të përkushtuar si Qeveri që të krijojmë kushte të volitshme për bizneset vendase dhe të huaja, dhe për këtë kemi ndërmarrë një varg masash të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, si krijimin e zonave të lira ekonomike, ligjin për Investime Strategjike, kemi fuqizuar luftën lundër krimit të organizuar dhe krimeve ekonomike”, tha ai.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të rrisin bashkëpunimin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët veçmas në sektorin privat.
“Krijimi i një mekanizmi bashkëveprues mes institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të Odave ekonomike kosovare është një veprim i nevojshëm, në të mirë të fuqizimit ekonomik të vendit, luftimin e ekonomisë jo – formale, rritjes së prodhimit dhe eksportit”, tha kryeministri Haradinaj.
Sipas tij, përmbyllja e infrastrukturës ligjore, fiskalizimi, raportimi financiar, luftimi i konfliktit të interesit, Gjykata e specializuar ekonomike, janë veprime të nevojshme për avancimin e funksionimin e drejt dhe ligjor të kësaj veprimtarie, si dhe ndihmon në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike të vendit!
Ndër temat e këtij takimi ishin edhe veprimet ndër institucionale për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik bazuar në resurset njerëzore dhe ato natyrore, punësimi formal, koordinimi më i mirë i punëve ndërmjet ATK, Inspektoratit të punës, Inspektorateve komunale dhe Bankës Qendrore, ndryshimi i ligjit për të ardhurat personale, ndërtimi i një platforme për raportimet për punësimin informal në të cilin ruhet privatësia si dhe raportimi i orëve shtesë që nuk i paguhen punëtorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova