LAJMI I FUNDIT:

Japonia armatos rëndë forcat ajrore, blenë 105 aeroplanëve amerikan F-35

Japonia armatos rëndë forcat ajrore, blenë 105 aeroplanëve amerikan F-35

Japonia do të blejë 105 aeroplanë tjerë luftarak F-35, prodhim amerikan. Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump, gjatë takimit që pati me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Tokio.

“SHBA-të mbështesin përpjekjet e Japonisë që të përmirësojë kapacitetet mbrojtëse, e gjatë muajve të fundit u kemi dërguar një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake”, ka deklaruar Trump gjatë një konference për media, duke shtuar se Japonia synon të blejë 105 fluturake të modelit më të ri të F-35, transmeton Telegrafi.


Japonia qysh në vitin 2011 kishte paralajmëruar blerjen e 42 aeroplanëve F-35, kurse me porosinë e re do të jetë klienti i parë ndërkombëtarë që do ta ketë aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë.

Siç raporton France Press, Japonia në dhjetor ka paralajmëruar këtë porosi, duke ngritur kështu numrin total të 147 aeroplanëve të këtij lloji, të cilët i prodhon kompania amerikane Lockheed Martin.

Qeveria e Shinzo Abe  në dhjetor kishte paralajmëruar buxhet rekord për ushtrinë, duke rritur kështu numrin e pajisjeve ushtarake të blera nga SHBA-të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori