Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”.
“Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, Vuçiqi është krejtësisht i vetëm.
“Do të doja që në Kishë të gjesh diçka që mund të sillte paqe tek populli ynë i egërsuar, por nuk ka të tillë. Do të doja ta gjeni edhe në Akademi të Shkencave, ku ka njerëz të guximshëm, por as atje nuk do ta gjeni”, tha ai.
Jovanoviq shtoi se do të kishte dëshirë që, po të kishte mundësi. vetë arrijë një zgjidhje për Kosovën në vend të Vuçiqit, transmeton Telegrafi.
“Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj unë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqe dhe lumturi. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur – paqen me shqiptarët, por para kësaj ne duhet të gjejmë paqe me veten tonë”, tha Jovanoviq.
Sipas Jovanoviqit, në shtatë vitet e fundit është humbur kohë, në të cilën serbët kanë mundur të përpiqen të bëhen së paku një popull i mirë.
Ai e ilustroi këtë me pritjen e dhunshme që i organizuan sot përfaqësuesit e lëvizjes ‘Dveri’ Vuçiqit dhe vuri në dukje se “Presidenti hyri në Parlamentin e Serbisë, sikur të hynte Kuvendin e Kosovës, i përcjellë me fyerje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova