LAJMI I FUNDIT:

Monako, vendi i dytë më i vogël në botë, ku çdo i treti banorë është milioner – aty fjala papunësi “nuk ekziston”

Monako, vendi i dytë më i vogël në botë, ku çdo i treti banorë është milioner – aty fjala papunësi “nuk ekziston”

Vendi  i dytë më i vogël në botë – Monako ka vetëm 38.300 banorë, ndërsa 12.261 prej tyre janë milionerë, shkruan Business Insider.

Kjo shifër për vetëm pesë vite ka kërcyer në 12 përqind, që i bie se çdo i treti person që jeton në Monako posedon miliona dollarë, transmeton Telegrafi.

Varfëria në këtë vend është zero, kurse GDP-ja për kokë banori shkon në 165.420 dollarë.


Monako është një nga katër vendet e botës, që DGP-në për kokë banori e ka mbi 100 mijë dollarë. I parë në këtë listë është Lihtenshajni me 166,021 dollarë (edhe pse ka 80 herë më shumë hapësirë sesa Monako), në vend të dytë Renditert Monako, e pasuar nga Luksemburgu dhe Bermudet.

Singapori, dikur koloni e varfër - sot një nga vendet më të pasura në botë
Lexo po ashtu Singapori, dikur koloni e varfër - sot një nga vendet më të pasura në botë

Nga numri i përgjithshëm i banorëve, 75 përqind prej tyre janë ardhacak më saktësisht personat që kanë lindur jashtë këtij vendi.

Monako gjithashtu është shtëpi e një nga rrugëve më të shtrenjta në botë, Princess Grace Avenue që ka marrë emrin sipas aktores Grace Kelly, princeshës së dikurshme të Monakos.

E përveç se është një vend shumë i shtrenjtë, Monako është gjithashtu shumë i sigurt. Fjala është për një prej qyteteve më të sigurta në botë.

Çdo 100 banorë, ekziston nga një polic, kurse i tërë qyteti mbikëqyret 24 orë nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori