LAJMI I FUNDIT:

Singapori, dikur koloni e varfër – sot një nga vendet më të pasura në botë

Singapori, dikur koloni e varfër – sot një nga vendet më të pasura në botë

Edhe pse ka vetëm 3.4 milionë banorë të punësuar, prodhimi i brendshëm bruto vjetor i Singaporit është mbi 330 miliardë dollarë. Ata kanë industrinë shumë të zhvilluar si dhe sektorin financiar, kurse porti i Singaporit konsiderohet si më i ngarkuari në botë. Çdo vit atë e vizitojnë 10 milionë turistë.

Sipas FMN-së, GDP-ja për kokë banori gjatë vitit 2013 arriti në rreth 79 mijë dollarë,  gjë që sipas këtyre parametrave e vë ekonominë e tyre në vendin e tretë, menjëherë pas Katarit dhe Luksemburgut, transmeton Telegrafi.

Singapori gjatë viteve të ’60-ve ishte shumë vend i varfër, me paka gjasa për sukses. Me vetëm 1.6 milion banorë, pa resurse natyrore, kanë mbijetuar nga tregtia dhe ato pak të ardhura i kishin nga bazat ushtarake britanike. Nuk kishin industri të zhvilluar, dije, e as kapitalin e tyre me të cilin do të fillonin zhvillimin e vendit.

Singapori për më shumë se 130 vite ishte koloni e Britanisë së Madhe, kurse pavarësinë e plotë e fitoi në vitin 1965 në kohën kur kryeministër ishte Li Guangzhou, që konsiderohej si krijuesit i mrekullisë së ekonomisë  së tyre dhe njëri nga vizionarët dhe strategët më të mëdhenj në histori.

Në fazën e parë, prioritet ishte zhvillimi i industrisë së tyre, prodhimet e të cilave  do të zëvendësonin mallrat e importuara në tregun e brendshëm dhe do të reduktonin varësinë e ekonomisë nga tregtia. Kështu u krijuan agjenci të ndryshme që mbështesnin zhvillimin ekonomik të vendit.

Në vitin 1961, filloi ndërtimi i zonës industriale Jurong. Ajo çfarë i tërhoqi më shumë investitorët në këtë zonë, janë lehtësimet e taksave dhe mbrojtja ligjore e kapitalit, e pasi që ishte larg zonave të banuara, shteti ndërtoi apartamente të lira për punëtorët.

Edhe pse shumë ishin skeptikë, qysh në vitin 1963 në atë zonë funksiononin 24 fabrika. E pesë vite më vonë, në 15 kilometra katrorë të kësaj zone kanë funksionuar 153 fabrika, e 46 tjera ishin në ndërtim e sipër, transmeton Telegrafi.

Rritja e GDP-së nga 60 në 64 ishte arritur brenda një viti, e klima e favorshme e të bërit biznes tërhoqi investitorët dhe kështu pothuajse e çrrënjosi papunësinë.

Në fazën e ardhshme, në fund të viteve të ’60-ta dhe gjatë viteve të ’70-ta, vazhdoi zhvillimi i industrisë, por theks i veçantë vihet tek eksportet. Një nga qëllimet kryesore të asaj periudhe ishte zvogëlimi i papunësisë (që atëherë ishte në 10%), kurse sfida kryesore në këtë drejtim ishte tërheqja e bazave ushtarake të Britanisë së Madhe, të cilat në mënyrë indirekte kishin të punësuar 40 mijë njerëz.

Klima e favorshme e të bërit biznes vazhdoi të tërheq investitorë nga e gjithë bota (kryesisht nga Japonia dhe SHBA-të) dhe kështu vazhdoi edhe zhvillimi i industrisë, por tani edhe në sektorin financiar. Ky vend në fund të viteve të ’60-ta themelon “Jurong Town Corporation”, qëllimi kryesor i të cilës ishte mbështetja e zhvillimit të ekonomisë. E në fillim të viteve të ’80-ta, fokusohen në teknologjinë më të fundit.

Pas ndërtimit të infrastrukturës, zhvilluan industrinë dhe arritën nivelin minimal të papunësisë, në vitet e ’80-ta i rikthehen zhvillimit të teknologjisë më të fundit dhe përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore përmes programeve të ndryshme arsimore.

Qeveria inkurajon automatizimin e proceseve të punës dhe përdorimin e kompjuterëve. E sa i përket investimeve, industrisë intensive të punës i kthehen produkteve të bazuara në njohuri me vlerë të lartë.

Në gjysmën e parë të viteve të ’80-ta, vlera e shtuar për punëtor në prodhim u rrit nga 18,400 dollarë në 27 mijë dollarë, e rritja mesatare e GDP-së në vit ishte 7.7%.

Derisa prodhimet kryesor të eksportit të Singaporit gjatë viteve të ’70-ta ishin pëlhura, rrobat dhe pajisjet elektronike, në vitet e ’90-ta u zhvillua industria farmaceutike, prodhimi i mirkoçipëve, industria e aviacionit.

Sot, Singapori është një ekonomi tregu shumë e zhvilluar me një nivel të lartë sigurie për investitorët, një vend që nuk ka korrupsion. Ata janë mjaft rezistent sa i përket kësaj çështje dhe kështu në prag të krizës globale ekonomike, ekonomia e tyre ra për vetëm 0.6 për qind, për t’u rritur për 15 për qind gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori