LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Thirrja për solidaritet në familjet tona të na përçojë gjithë jetën

Haziri: Thirrja për solidaritet në familjet tona të na përçojë gjithë jetën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në iftarin e organizuar sonte nga Bashkësia Islame e Gjilanit, ka thënë se thirrje për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën.

“Lutemi të gjithë që ky Ramazan të na bashkojë të gjithë në festën e madhe të Bajramit. Por,  të mos harrojmë se thirrja dhe obligimi nuk mbyllet me 30 ditë agjërim. Thirrja për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën”, ka thënë Haziri.


Ndërsa, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, tha se gjatë këtij muaji të Ramazanit, kanë shtruar iftare për të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti për shtresën e margjinalizuar.

“KBI në Gjilan është e përkushtuar që në të ardhmen ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë akterët institucionalë për një shoqëri të sigurt dhe më prosperuese të vendit. Do të vazhdojmë të jemi promotor kyç të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlerë e trashëguar nga të parët dhe rilindësit tanë. Zoti iu shpërbleftë me të gjitha të mirat e tij. Agjërim të lehtë për të gjithë”, ka thënë Aliu.

Në këtë darkë të iftarit, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Komunave të regjionit të Anamoravës, myftiu Naim Tërnava, ambasadorët e Shqipërisë e Maqedonisë në Kosovë, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, lideri i Sanxhakut të Novi Pazarit, Sulejman Uglanin dhe përfaqësues të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori