Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt sot në dy shtëpi janë zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit. Ishte shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit, të cilat gjatë kohës së luftës, ishin baza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.
Kryetari i organizatave të dala nga lufta, Hysni Gucati tha se këto pllaka përkujtimore do të tregojnë se në këto shtëpi janë aktivizuar ushtarët për çlirimin e Kosovës.
“Arsyeja e vendosjes së këtyre pllakave është që të rinjve, nipave dhe mbesave t’iu tregojmë se vite më parë këtu ushtarët janë aktivizuar për çlirimin e vendit”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se sot është një moment i veçantë për lagjen dhe fshatin Plluzhinë.
“Është mirë që vlerat më sublime të kombit, dhe vlerat e luftës pavarësisht kohe, përsëri janë ato që na bashkojnë kudo që jemi si komb. Sot jemi këtu në bastionin ku lindu dhe u zhvilluar, u rrit dhe masivizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK nuk lindi rastësisht në Drenicë, nuk lindi rastësisht në Drenicën e Hasën Prishtinës, të Shaban Polluzhës e shumë e shumë atdhetarëve që janë monument i lëvizjes kombëtare. Dhe pikërisht ajo frymë patriotike, e bartur në shumë gjenerata erdhi në momentin më të organizuar të UÇK-së. Vitet kalojnë, por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten”, tha ai.
Ai tha se partitë shkojnë e vijnë, por vlerat e vendit duhet ruajtur,.
Shteti i Kosovës, sipas tij, respekton dhe nderon rezistencën në Plluzhinë, Ticë dhe Likoc. Thaçi tha se në këtë shtëpi, ishin djemtë më të mirë të kombit të mobilizuar në rrugëtimin e tyre kombëtar.
Sipas Thaçit, pllaka e zbuluar sot duhet të jetë një mesazh për të gjithë gjeneratat e reja, që rruga për liri nuk ka qenë e lehtë.
“Sot zbulojmë një pllakë të rezistencës, të lirisë dhe pavarësisë, është mesazhi i unitetit dhe forcimit të shtetit tonë, për bashkim shqiptar”, tha ai.
Në shtëpinë e Hasan Bajraktarit, gjatë kohës së luftës, ishte baza e UÇK-së.
Po ashtu, në shtëpinë e Idriz Ferizit në Plluzhinë, ku gjatë kohës së luftës, ishte bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është zbuluar një pllakë përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish komandanti, Sami Lushtaku, i cili kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të jeni sa më të bashkuar dhe të luftojnë këto të keqe që vine nga Rusia.
Profesor Nuri Rexhepi tha se lufta e shqiptarëve, ka qenë më e suksesshme dhe më e unifikuara.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar rezistencën për liri, duke thënë se kombi ynë asnjëherë nuk u gjunjëzua para armikut.
“Ne kemi pasur fatin që të përjetojmë bashkërisht edhe situata të rënda, por kemi qëndruar bashkërisht në rezistencën tonë për liri, por në asnjë rrethanë nuk u gjunjëzuam. Sot ne bëjmë zbulimin e një pllake nderimi për një nga bazat më të hershme të UÇK-së, që nga viti 92-93”, tha Thaçi./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diskriminim i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, që nga tekstet shkollore
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City