LAJMI I FUNDIT:

Ashley Judd refuzon dëmshpërblimin e Harvey Weinstein, dëshiron ta dërgojë rastin në gjykatë

Ashley Judd refuzon dëmshpërblimin e Harvey Weinstein, dëshiron ta dërgojë rastin në gjykatë
Ashley Judd (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for Tribeca Film Festival/Guliver)

Ashley Judd ka bërë të ditur se ajo nuk është një prej viktimave të përfshira në përpjekjen për të arritur marrëveshje dëmshpërblimi në vlerë prej 44 milionë dollarësh (39 milionë euro) me Harvey Weinstein.

Aktorja ishte nga të parat që e akuzuan producentin e njohur për keqtrajtim seksual, ndërsa në akuzën e saj thuhet se Harvey ia ka dëmtuar karrierën, pasi ajo kishte refuzuar t’i ofronte kënaqësi seksuale në vitet e nëntëdhjeta.

Të gjitha lajmet nga Harvey Weinstein
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harvey Weinstein

Ndërkohë, është raportuar se Weinstein ka arritur marrëveshje me disa prej akuzuesve duke iu paguar dëmshpërblim në vlerë prej 44 milionë dollarësh.


Mirëpo, 51-vjeçarja ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe ia ka bërë me dije producentit se do të shihen në gjykatë.

“Rasti i Ashley Judd kundër Harvey Weinstein po vazhdon dhe kemi për qëllim ta dërgojmë në gjykatë. Ajo nuk është pjesë e kurrfarë marrëveshjeje”, ka bërë të ditur Judd përmes një postimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori