SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO. Nëse Ankaraja blen sistemin rus të raketave S- 400, atëherë Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër Turqisë.
Për çfarë bëhet fjalë në “grindjen për raketat”?
Turqia kërkon të mbrojë hapësirën e vet ajrore me një sistem rus raketash. Uashingtoni kërkon që si vend partner i NATO-s, Turqia të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot. Qeveria amerikane i ka dhënë ultimatum qeverisë turke, bën të ditur televizioni amerikan CNBC. Ankaraja ka dy javë kohë për të hequr dorë nga blerja e raketave ajrore ruse, përndryshe do të vendosen sanksione. Uashingtoni kërcënon po ashtu që t’ i refuzojë Turqisë furnizimin e avionëve luftarakë F 35.
Si filloi grindja?
Qeveria amerikane ka muaj që është duke ushtruar presion mbi Turqinë. Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar blerjen e sistemit rus S- 400 të mbrojtjes ajrore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo ka kërcënuar madje me sanksione. Por Ankaraja nuk ka ndryshuar mendim. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar njoftoi këtë javë se ushtarët turq ndodhen tashmë në Rusi për të mësuar për përdorimin e S- 400. Në qershor ose në korrik sistemi do i dorëzohet Turqisë dhe në vjeshtë do të instalohet.
Çfarë problemi ka Trump me këtë pazar?
Qëndrimi konfrontues i administratës së Trumpit ka arsye ekonomike dhe ushtarake. Ankarasë i kërkohet që të prishë pazarin, sepse Uashingtoni do që Turqia të blejë patjetër sistemin amerikan të mbrojtjes nga ajri, Patriot. Përveç kësaj, në SHBA dhe vende të tjera të NATO-s mendohet edhe për çështjet e sigurisë. Sepse teknika ushtarake ruse nuk është e përshtatshme për sistemet e NATO-s. Përveç kësaj ekziston droja se nëpërmjet radarëve të S-400, Moska mund të marrë informacione të fshehta për avionët luftarakë F-35. Në fund të fundit ushtria turke do e kombinojë sistemin rus të mbrojtjes nga ajri me avionët luftarakë amerikanë. Po ashtu është rritur shqetësimi se bashkëpunimi me Moskën mund të nxisë shkëputjen e Ankarasë nga partnerët perëndimorë, me të cilët ndodhet në Aleancë. Ekspertët vërejnë se Turqia është duke u kthyer më shumë nga shtetet lindore si Irani, Kina dhe Rusia, jo vetëm në fushën us htarake.
Çfarë pasojash mund të ketë për Turqinë?
Sanksionet ekonomike amerikane mund ta godasin fort Turqinë. Që nga viti i kaluar Turqia ndodhet në krizë serioze ekonomike dhe monetare. Inflacioni dhe papunësia e kanë rënduar shumë popullsinë. Se si mund të ndikojnë sanksionet mbi ekonominë tashmë të lëkundur të Turqisë, u pa gushtin e kaluar kur qeveria e Trumpit rriti tarifat doganore për çelikun dhe aluminin pasi qeveria turke nuk po pranonte të lironte nga burgu pastorin amerikan, Andrew Brunson. Ekspertët e ekonomisë vlerësuan se sanksionet amerikane e ashpërsuan shumë krizën ekonomike në Turqi. Kjo ndodhi edhe sepse tensionet midis Turqisë dhe Perëndimit frikësojnë investitorët.
Sa shanse ka që grindja të shuhet?
Asgjë nuk tregon se qeveria e Erdoganit ka ndër mend të tërhiqet. Sipas ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, bisedimet me SHBA për blerjen e sistemit amerikan Patriot vazhdojnë, madje Uashingtoni ka bërë edhe një ofertë më pak të kushtueshme. Por presidenti turk Erdogan vazhdon të thotë se është i vendosur që të bëjë blerjen nga rusët. Ditën e martë Akar tha se SHBA është duke përgatitur sanksionet. Një nga arsyet pse turqit mbajnë qëndrim të palëkundur është se me çmimin 2,5 miliardë dollarë për dy bateri, sistemi rus i mbrojtjes nga ajri është shumë më i lirë se sa ai amerikan. Megjithatë S- 400 është jashtëzakonisht modern dhe eficient, ka rreze veprimi 400 km dhe mund të qëllojë objektiva deri në 60 km lartësi.
Pse nuk bien dakord partnerët e NATO-s?
Që bisedimet për sistemin e raketave janë komplikuar kaq shumë ka të bëjë edhe me faktin se marrëdhëniet amerikano- turke nuk kanë qenë asnjëherë kaq keq sa tani. Grindja për priftin amerikan Brunson është vetëm një gjë e vogël. Lufta në Siri ka vënë në provë raportet midis dy partnerëve të NATO-s. Amerikanët janë lidhur në luftën civile siriane me milicët kurdë YPG, për të luftuar kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik. Në Ankara, YPG shihet si dega siriane e organizatës terroriste PKK, prandaj vlerësohet si e rrezikshme. Një pikë tjetër për klimën e keqe midis Ankarasë dhe Uashingtonit është politika amerikane ndaj Iranit. Qeveria amerikane sapo ashpërsoi sanksionet kundër Iranit. Që nga fillimi i muajit maj do të vendosen sanksione ndaj të gjitha vendeve që importojnë naftë nga Irani. Deri tani ka pasur përjashtime vetëm për tetë vende, mes tyre edhe Turqia./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analizë rreth “të ardhmes së NATO-s dhe qëndrimeve të Donald Trump”
Bisedimet e klimës përfundojnë me premtimin prej 300 miliardë dollarësh – por shuma vlerësohet si “jashtëzakonisht e pamjaftueshme”
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj