Shala: Për herë të parë Qeveria po iu ofron bizneseve të diasporës kushte për investime në Kosovë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Parku Ekonomik për Bizneset nga Diaspora në Malisheve”, bashkë me Ministrinë e Diasporës dhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane.
Ministri Shala tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovën po bën hapin e parë për afrimin e investitorëve nga diaspora, me punë konkrete, transmeton Telegrafi.
“Ashtu siç kanë kontribuar për mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit tonë për dekada me radhë, ashtu siç kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, tash është koha që bizneset nga diaspora të kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik. Është hera e parë që Qeveria e Kosovës iu ofron mundësi konkrete përfaqësuesve të bizneseve të diasporës për investime në Kosovë. Ky është vetëm hapi i parë, dhe sipas kërkesave të bizneseve do t’iu ofrojmë edhe lehtësira të tjera në mënyrë që zhvillimin ekonomik të vendit tonë ta bëjmë së bashku”, tha ministri Shala.
Sipas tij, diaspora ka rol të pamohueshëm në ndërtimin e Kosovës për dekada me radhë, dhe po mos të ishte diaspora, as sot Kosova nuk do të ishte kështu.
“Falënderues përjetësisht për atë që keni bërë për Kosovën. Por tash është koha që edhe Qeveria e vendit tuaj, t’iu krijojë kushte që kapitalin tuaj ta investoni në Kosovë, duke ndikuar në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Shala.
Ministri Shala bëri të ditur se MTI-ja do të jetë adresë e shqetësimeve të bizneseve të diasporës në çdo kohë që kanë nevojë.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë adresa e juaj 356 ditë të vitit që ju t’i adresoni shqetësimet tuaja, nëse i keni, dhe do të punojmë shumë që bizneset e diasporës të kenë kushte dhe mundësi që të punojnë në Kosovë”, tha ministri Shala.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është realizimi i projektit “Parku Ekonomik për Biznese nga Diaspora në Malishevë” dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zotohet që pronën e Parkut Ekonomik do ta japi në shfrytëzim për investitorët nga Diaspora, sipërfaqen në fazën e parë prej 15 hektarëve, me mundësi rritjeje në 40 hektar, për 99 vite. MTI zotohet të financojë ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'