LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të termocentralit të ri, Kosova do të varet nga importi

Në mungesë të termocentralit të ri, Kosova do të varet nga importi

Vendin tonë e presin shumë pasoja nëse gjeneruesve vendor të energjisë elektrike nuk i shtohet Termocentrali “Kosova e Re”, kur dihet se “Kosova A” së shpejti do të dekomisionohet, thuhet në buletinin e energjisë të publikuar pak kohë më parë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

“Vendi do të varet nga importi (kryesisht nga Serbia) i energjisë në periudha kritike gjatë dimrit, si praktikë që nxjerrë para jashtë shtetit pa lënë asnjë gjurmë në ekonominë vendore”, thuhet në buletinin e energjisë të MZHE-së.

Të dhëna të Erostat konfirmojnë se konsumatori Kosovar paguan energjinë më të lirë në Evropë. Sipas MZHE-së, një prej arsyeve për çmimin e ulët të energjisë elektrike është edhe mungesa e investimeve në sektor, të cilat do të siguronin mjaftueshëm rrymë për furnizim të rregullt me energji elektrike.


“Investime të gjithëmbarshme pritet të ndodhin në këtë sektor, përfshirë edhe minierat, gjeneratorë të ri – burime të ripërtrishme dhe termocentrali i ri, këto investime janë të pashmangshme”, thuhet në buletin, ndryshe vendin e presin shumë pasoja.

Këto investime, qoftë në termocentralin e ri apo edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme, janë më se të nevojshme për të siguruar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike sikur çdokund tjetër në botë, reflektojnë në tarifa të energjisë elektrike.

“Por, meqë instalimi i burimeve të ripërtrishme mbart me vete kosto të lartë të investimit, atëherë kjo pritet të reflektojë edhe në çmimet e energjisë elektrike të cilën do të duhej ta paguajnë konsumatorët. Këtë përvojë e sjellë Gjermania, ku shfrytëzuesit e energjisë paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë’, thuhet në buletin.

Ndryshe, gjatë dekadave të ardhshme Kosova planifikon të zëvendësojë përdorimin e thëngjillit me burime të ripërtrishme të energjisë, i cili tranzicion është i mundur vetëm përmes ndërtimit të termocentralit të ri, pa të cilin, Kosova rrezikon të mbetet në terr.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve për ndërtimin e termocentralit të ri i hap rrugën investimit më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë. Termocentrali i ri pritet të jetë impuls i zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet në buletinin e energjisë të MZHE-së.

Pas një procesi të gjatë të planifikimit, të mbikëqyrur dhe udhëzuar nga Banka Botërore, Kosova ka nënshkruar tetë marrëveshje me kompaninë Amerikane me bazë në Londër, ContourGlobal, për ndërtimin e termocentralit të ri Kosova e Re.

Kohë më parë, dy palët kanë përzgjedhur gjigantin Amerikan – General Electric, për kontratën e ndërtimit, inxhinierimit, prokurimit dhe mirëmbajtjes afatgjate të termocentralit të ri, që vendit pritet t’i sjellë furnizim të rregullt me energji elektrike.

Termocentrale të reja janë paralajmëruar nga të gjitha vendet në rajon, dhe disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori