LAJMI I FUNDIT:

Në Prokurorinë Speciale thonë se nuk pranuan kërcënim të drejtpërdrejtë

Në Prokurorinë Speciale thonë se nuk pranuan kërcënim të drejtpërdrejtë

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30 ka pranuar informatën për mjete shpërthyese në dy objekte në kryeqytet.

Edhe pse policia nuk dha detaje se për cilat objekte bëhet fjalë, tashmë është bërë e ditur se kërcënimi që është bërë përmes telefonit është bërë direkt në Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe Prokurorinë Speciale.

Zëdhënësja e KGjK-së tregon se si e morën informatën për kërcënim me bombë
Lexo po ashtu Zëdhënësja e KGjK-së tregon se si e morën informatën për kërcënim me bombë

Në Prokurorinë Speciale kanë thënë për Telegrafin se nuk kanë pranuar kërcënim direkt, dhe se kërcënimin e kanë marrë përmes telefonatës që i është bërë KGJK-së.


” Mund ta konfirmoj se nuk kemi pranuar një kërcënim të drejtpërdrejtë. Por, kur është pranuar telefonata kërcënuese në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) aty është përmendur edhe Gjykata Speciale, dhe duke e pasur parasysh që në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale atëherë ka lënë të kuptohet që është fjala për Prokurorinë Speciale”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Luftifu.

Ai ka thënë se pas kësaj i gjithë stafi i Prokurorisë është evakuuar nga objekti, deri sa të vërtetohet nga ana e policisë se çdo gjë është në rregull. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori