LAJMI I FUNDIT:

90 përqind e vrasjeve bëhen nga armët ilegale

90 përqind e vrasjeve bëhen nga armët ilegale

Me moton “Së bashku ne refuzojmë dhunën si zgjidhje për sfidat e botës”, sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Grave për Paqe dhe Çarmatim.

Në këtë ngjarje u tha se mbi 90 përqind e vrasjeve në Kosovë bëhen nga armët, të cilat janë ilegale.

E viktimë e këtyre rasteve jo rrallë herë janë gratë, ku vetëm vitin e kaluar, janë vrarë katër gra.


Marta Gazideda, zëvendës koordinatore e programit në UNDP tha se tha se porosia e ditës së sotme është që gratë dhe vajzat e reja të kundërshtojnë dhunën.

“Porosia e ditës së sotme është shumë e qartë. Ne si vajza dhe gra duhet të kundërshtojmë dhunën. Në fushën e politikës për çarmatim, fjala gjini, nxisin reagime. Çështjet gjinore nuk janë vetëm për gratë. Është me rëndësi që të përmendet gjithmonë përfshirja e grave. Perspektiva gjinore ende mbetet prapa, ende nuk i angazhojmë gratë në këto aspekte në masa të duhura. Duke pasur parasysh që 50 përqind e popullsisë janë gra”, tha ajo.

Gazideda tha se armët konsiderohen si shenjë e burrërisë, prandaj sipas saj si të tilla janë shpesh edhe armë ilegale, ose pa leje. Sipas saj, armët e vogla dhe të lehta, janë instrumenti kryesor i dhunës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe koordinator i strategjisë për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, Izmi Zeka tha se 93 përqind e vrasjeve bëhen me armë të paligjshme.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar udhërrëfyesin për kontrollimin e armëve pa leje. Këto aktivitete kanë për qëllim parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit. Në bazë të dhënave, viktima të vrarë me armë zjarri më shumë ka burra, meshkuj 22, e gra 4. Kosova dhe MPB po punon në vazhdimësi për të arritur siguri për qytetarët. Gjatë vitit të kaluar, armë zjarri 1473 armë zjarri të konfiskuar, municione 23 mijë e 41. Prej vrasjeve 93 për qind, kanë të bëjnë me armë të paligjshme. Vitin e kaluar kanq qenë 26 raste të vrasjeve, me armë ilegale”, tha Zeka.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët, që të bëjnë aplikimin dhe armët t’i bëjnë legale. Xhemile Behluli, nga Policia e Kosovës, sektori për parandalimin e dhunës në familje tha se veprat penale e dhunës në familje trajtohen në tri nivele. Policia sipas saj ka dy prioritete gjatë trajtimit të dhunës në familje.

“Në vitin 2018 kemi 1533 raportim të rasteve, në 2017 1269. Viktimë e rastit me armë zjarri gjatë vitit 2018, kanë qenë tri femra”, tha ajo. Rozafa Kelmendi, menaxhere e projektit UN WOMEN, zyra në Kosovë tha se kërcënimi me armë të vogla ndaj grave, është i lidhur me pabarazitë aktuale gjinore. Prania e armëve në shtëpi, rrit rrezikun për aksidente, vrasje e vetëvrasje. Gratë ndikohen nga armëmbajtja. Armët e vogla përdoren shumë shpesh në familje, ku edhe ushtrohet dhuna. Është ironi tragjike që mbajtësit e armëve, janë ata të cilët ushtrojnë dhunën si tek fëmijët ashtu edhe tek grua.”, tha ajo./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori