LAJMI I FUNDIT:

Sulmon me thikë viktimën, arrestohet

Sulmon me thikë viktimën, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka goditur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është kritike.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/