LAJMI I FUNDIT:

AKB: Nga taksa 100%, Serbia humbi rreth 300 milionë euro

AKB: Nga taksa 100%, Serbia humbi rreth 300 milionë euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), nga data 15 prill e deri 15 maj 2019 ka realizuar një studim hulumtues në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100 për qind për produktet ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Bizneset tregtare janë treguar se kane gjete partnerë te ri dhe zëvendësim të shpejt dhe kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve por jo në masën e propaganduar nga disa dhe tregtarë dhe eksportues të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, por duke u mbështetur edhe nga disa propagandues se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do te ketë rritje te lart te çmimeve dhe katastrofë humanitare për komunitetin serb në Kosovë , por nga ky studimi del se kjo nuk është e vërtetë.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, tha se Kosova nga taksa ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues.
“AKB e vlerëson taksen 100 për qind si betejë ekonomike politike dhe diplomatike kundër Serbisë. Taksa ndaloj hovin e negocimit për ndarjes apo korrigjim të kufijve të Kosovës dhe kjo u vërtetua në samitin e Berlinit. Periudha gjashtë mujore nga vendosja e taksës ka rezultuar që Serbia humbi rreth 300 milionë euro sipas deklarimeve të institucioneve Serbe, por sipas deklarimeve nga Dogana e Kosovës që krahasojnë një vit më herët me këtë gjashtë mujor Serbia ka humbur mbi 230 milionë euro”, tha Shahini.


Ai tha se taksa ndikoi edhe në rritjen e punësimit. “Bizneset rreth 55 për qind kane deklaruar se ka patur ndikimi pozitiv taksa që ka rrit industrinë ndërtimore rreth 40 për qind, sektorin e ushqimit rreth 30 për qind, transportin 20 për qind, por në të njëjtën kohë ka patur rritje te Punësimit që mesatarisht është në gjithë sektorët e përmendur më lartë është 20 për qind”, theksoi kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Sipas tij, furnizimet janë orientuar nga tregjet e BE-së me rreth 40 për qind , Shqipëria dhe Maqedonia rreth 15 për qind, si dhe pjesa tjetër nga Turqia, Azia dhe vendet tjera.

“Çmimet kryesisht janë rrit në shërbimet e transportit mbi 35 për qind, ato të produkteve lukse mbi 20 për qind, ndërsa ndërtimtaria rreth 15 për qind por edhe produktet tjera siç janë: lënda e pare dhe paketimi. Ky studim na tregon se Çmimet e përgjithshme në Kosovë janë rrit mbi 3 për qind në krahasim me gjashtë mujorin e kaluar, kurse arsyet e rritjes së çmimeve janë tregjet globale mbi 55 për qind kurse pjesa tjetër nga rritja e kërkesës për produkte dhe efekti i taksës”, tha Shahini.

Kurse, Bashkim Osmani , nënkryetar i AKB-së dhe pronar i fabrikës Laberion tha se Vendimi është i drejtë në vendosjes e taksës nga Qeveria e Kosovës 96 për qind e vlerësojnë të drejtë, kurse 85 për qind mendojnë që nuk duhet të hiqet taksa, ndërsa 14 për qind mendojnë se duhet të hiqet taksa. /Telegrafi/