LAJMI I FUNDIT:

Një nga basketbollistët më të mirë për trepikësha në NBA: U tregtova për një fotokopjues

Një nga basketbollistët më të mirë për trepikësha në NBA: U tregtova për një fotokopjues
Kyle Korver (Foto by Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

Kyle Korver është një nga gjuajtësit më të mirë të NBA të të gjitha kohërave dhe me një saktësi prej 42.9 për qind për trepikë mban vendin e nëntë të listës së përjetshme.

Tashmë 38-vjeçari pas 16 sezoneve të kaluara në NBA dhe dy paraqitje në finalen me Cleveland Cavaliers (2017 dhe 2018) dhe në sezonin e kaluar përfundoi në Utah Jazz për të cilët, pavarësisht moshës, ai ka luajtur 20 minuta për lojë dhe kishte mesatare prej 9.1 pikëve.


Por kur u largua nga Universiteti i Creightonit, askush nuk e ka ditur se si do ta paraqitej në ligën e NBA-së sepse gjuajtësit ishin një specialitet për basketbollistin gjersa nuk kishte virtyte të tjera të rëndësishme.

Kjo është arsyeja pse u zgjodh vetëm si zgjedhja e 51 në Draftin e vitit 2003. Dhe në të njëjtën mbrëmje, New Jersey Netsi e tregtoi atë në Filadelfia.

Fundjavën e kaluar, ai u kthye në Universitetin Creighton për të mbajtur një fjalim para brezave të ri të të diplomuarve dhe kujton atë kohë me hollësi.

View this post on Instagram

Respect. @dwyanewade #legend #03draftclass

A post shared by Kyle Korver (@kkorv26) on Dec 13, 2018 at 11:57am PST

“Unë nuk jam i sigurt se shkëmbimi është fjala e duhur. Në fakt, unë u shita për një shumë të pazbuluar të parave. Më vonë mësova se paratë i përdoren për të paguar tarifat për ligën e verës, dhe çfarë ka mbetur, kanë blerë një aparat të fotokopjes”, tha Korver para të diplomuarve dhe shtoi se “kjo është në rregull, disa vite më vonë kjo pajisje u prish dhe unë ende po luaj”.

Ndryshe, basketbollisti ka luajtur në kaluarën për Philadelphia, Utah, Chicago, Atlanta dhe Cleveland përpara se të kthehej në Utah Jazz, me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori