LAJMI I FUNDIT:

Alarmi vjen nga Amerika: Dronët kinezë mund të vjedhin të dhëna dhe t’i dërgojnë tek prodhuesit e tyre në Kinë

Alarmi vjen nga Amerika: Dronët kinezë mund të vjedhin të dhëna dhe t’i dërgojnë tek prodhuesit e tyre në Kinë

Dronët kinezë mund të dërgojnë të dhëna të ndjeshme fluturimi tek prodhuesit e tyre në Kinë, ku mund të arrihen nga qeveria atje, paralajmëroi Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare në një alarm të lëshuar të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, dronët janë një “rrezik potencial për informacionin e një organizate”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Sigurisë së Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së DHS-së.


Po sipas të njëjtit informacion, produktet “përmbajnë komponente që mund të komprometojnë të dhënat tuaja dhe të ndajnë informatat tuaja në një server të qasur përtej vetë kompanisë”.

Raporti nuk përmend ndonjë prodhues specifik, por gati 80% e dronëve që përdoren në SHBA dhe Kanada vijnë nga DJI, e cila ka selinë në Shenzhen të Kinës, sipas një analize të industrisë.

Ndryshe, organizatat lokale të zbatimit të ligjit në SHBA dhe operatorët e infrastrukturës kanë rritur varësinë e tyre në dronët, në vitet e fundit.

Paralajmërimi nga DHS ndjek një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump javën e kaluar që në mënyrë efektive i ndaloi firmat amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të bëra nga kompania kineze Huawei, e cila ka tërhequr shqetësime të ngjashme të sigurisë kombëtare për spiunimin e qeverisë.

SHBA dhe Kina janë të bllokuar aktualisht në një luftë tregtare e cila është përkeqësuar në javët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori