LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Presim nga BE liberalizimin e vizave

Limaj: Presim nga BE liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka takuar në Tiranë presidentin shqiptar, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në dy vendet shqiptare.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me presidentin Meta biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe presim nga BE ta heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i Limajt në Facebook:


“Si gjithmonë, kënaqësi ta takoja në Tiranë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në dy vendet tona. E njoftova presidentin Meta për mbledhjen e djeshme koordinuese të dikastereve përkatëse të cilat kanë përsipër realizimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në këtë drejtim e njoftova presidentin se deri në fund të muajit qershor presim të nisë zbatimi i marrëveshjeve të mbledhjes së mbajtur në Pejë mes dy qeverive. 
Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe presim nga BE ta heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat.
Ishte konstatim i përbashkët se forcimi i mëtejmë i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.
Bashkërisht u pajtuam ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona, gjithmonë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori