LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do të ketë pak para për të shpenzuar në afatin veror nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Arsenali do të ketë pak para për të shpenzuar në afatin veror nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Unai Emery (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka një buxhet të limituar për afatin kalimtar veror, ashtu që Unai Emery do të ketë në dispozicion vetëm 40 milionë funte (45.5 milionë euro) në rast se dështon ta kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Gjatë të martës, shefat e klubit, Vinai Venkatesham dhe Raul Sanllehi, kanë mbajtur një takim, në të cilin kanë diskutuar për strategjinë e transferimeve për afatin e ardhshëm kalimtar.


Arsenal
Lexo po ashtu Arsenal

Drejtori menaxhues, Venkatesham, e ka bërë të qartë që klubi duhet të jetë më kreativ në treg dhe se skuadra do të mbështetet në transferimet e sezonit të kaluar, të cilët duhet të vazhdojnë të përmirësohen.

Vinai Venkatesham dhe Raul Sanllehi (Foto: Arsenal Media)

Në ndërkohë, në rast se shitet ndonjë lojtar, atëherë të gjitha paratë e fituara do të investohen në transferimin e ndonjë futbollisti tjetër.

“Duhet të sigurohemi se po i shpenzojmë ato para në mënyrë sa më efikase të mundshme dhe të kalojmë më shumë kohë duke u përqendruar në këtë çështje”, ka thënë Venkatesham për faqen zyrtare të klubit.

Arsenali duhet të mposhtë Chelsean në finalen 29 majit në Baku të Azerbajxhanit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori