Xhaferi-Makarti: Shpalosen drejtimet programore të partive politike
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot u takua me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti, të shoqëruar nga Oven Paun, drejtor rezident i programit.
Makarti falënderoi për mundësinë për vizitë, njëkohësisht edhe për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me Kuvendin, me ç’rast pohoi se edhe më tutje janë të hapur për vazhdim të bashkëpunimit. I shpalosi drejtimet programore, respektivisht programet për zhvillim të qendrave hulumtuese të partive politike, komunikimin dhe transparencën, ku bën pjesë mënyra se si deputetët komunikojnë me publikun, mirëpo, edhe lufta kundër korrupsionit. Sugjeroi se kanë në dispozicion diapazon të gjerë të ekspertëve të cilët mund tu ndihmojnë edhe deputetëve, mirëpo edhe shërbimeve në kontekst të sfidave të ardhshme që na presin, duke menduar për anëtarësimin në NATO dhe në BE.
Kryetari Xhaferi, pohoi se bashkëpunimi me IRI-n është me traditë të gjatë dhe tha se edhe më tutje ka gjithmonë hapësirë për programe të reja dhe projekte të përbashkëta që do të ishin në dobi të zhvillimit dhe kultivimit të kulturës së dialogut ndërmjet partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se IRI, përveç me inkuadrimin në projekte individuale, mund ti bashkojë të gjithë në projekt të përbashkët në të cilin do të përfshiheshin jo vetëm partitë më të mëdha politike por edhe ato që nuk janë të organizuara në grup parlamentar ose që nuk kanë përfaqësues të vet në Kuvend. Me ç’rast, fryma e njëjtë e bashkëpunimit të bartet edhe në shtëpinë ligjvënëse.
Takimi përfundoi me pajtim të ndërsjellë të vazhdohet me komunikimin e mëtutjeshëm
për formësimin e bashkëpunimit të ardhshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj