LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me shtatë vjet burgim dy persona nga Ferizaj për vrasje të rëndë në tentativë

Dënohen me shtatë vjet burgim dy persona nga Ferizaj për vrasje të rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamentit për Krime të Rënda, ka dënuar me 7 vjet burgim B.Z dhe G.H. për vrasje të rëndë në tentativë.

Sipas njoftimit për media departamentit për Krime të Rënda, më 20 maj 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe të pandehurit G.H, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me neni 28 dhe 33 të KPRK-së.

“Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin B.Z për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti. Ndërsa të pandehurin G.H për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.


Po ashtu sipas njoftimit i pandehuri B.Z, i ndihmuar nga i pandehuri G.H akuzohen se më 22 prill 2018 në Ferizajt, përkatësisht në kafiterinë “Expres 2”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin – i mitur V.G.

“Pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje të mëhershme me vëllain e të pandehurit, në atë mënyrë që i dëmtuari derisa ishte duke pirë kafe në tersen e lokalit, i pandehuri me ta vërejtur niset në drejtim të tij me revole në dorë, i dëmtuari fillon të ikë futet brenda në lokal dhe e mbyll derën duke e mbajtur me duar, me të rast i pandehuri fillimisht tenton ta apë derën me që nuk arrin ka shtëne me armë dy herë në drejtim të derës, mbrapa së cilës ishte i dëmtuari dhe si pasojë e të shtënave i njëjti është goditur me një predhë në fyt. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori