LAJMI I FUNDIT:

PSG e bën prioritet transferimin e Kantes

PSG e bën prioritet transferimin e Kantes
N'Golo Kante (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germiani është duke insistuar që në verë ta transferojë N’Golo Kanten, edhe pse Chelsea u ka bërë me dije se francezi nuk është në tregun e transferimeve.

Skuadra nga Parisi ka kohë që është duke tentuar ta transferojë mesfushorin francez nga Blutë e Londrës, por këta të fundit janë duke u rezistuar ofertave të majme.


Kante, i cili i ka fituar dy tituj të Ligës Premier dhe Kupën e Botës, është prioriteti i PSG-së për afatin kalimtar të verës.

Jorginho dhe Maurizio Sarri (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

28-vjeçari mund të joshet nga ofertat milionëshe të skuadrës franceze, pasi ka humbur vendin e tij natyral si mesfushor qendror, me arritjen e Maurizio Sarrit dhe Jorginhos në verën e kaluar te Chelsea.

Strategjia e trajnerit italian po i zhduk cilësitë e Kantes, andaj PSG është duke tentuar ta transferojë atë në këtë afat kalimtar veror.

Të gjitha lajmet nga N’Golo Kante
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga N’Golo Kante

Chelsea po refuzon ta shesë mesfushorin francez, por  parisienët janë duke planifikuar që të ofrojnë 150 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori