LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Jam i bindur se raporti i KE-së do të rekomandojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Zhbogar: Jam i bindur se raporti i KE-së do të rekomandojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

“Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se do të theksohet përparimi që është arritur vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”.

Këtë e theksoi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Samuel Zhbogar, duke shtuar se vendimin për hapjen e negociatave e marrin vendet anëtare të BE-së, mbi bazë të raportit të KE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimin e presim në qershor dhe shpresojmë se kjo do të ndodh. Mendoj se vendi në vitin e kaluar e ka treguar përkushtimin ndaj Bashkimit Evropian dhe reformave. U morën disa vendime të rëndësishme, ndërsa qeveria dhe opozita po punojnë për ligje shumë të rëndësishme dhe mendoj se kjo do të lavdërohet”.

“Shpresoj gjithashtu që do të jeni shembull për rajonin, si vend që është i përkushtuar për reforma”, tha Zhbogar, i cili sot ka qenë në Strumicë në projektin kulturoro-artistik “Arti dhe uji – magjia e jetës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Lajme
Operacioni “Patkoi

Operacioni “Patkoi", Majko: Millosheviqi donte të destabilizonte Shqipërinë, me varka do sulmohej Italia

Lajme
Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

Kronika e Zezë
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Kronika e Zezë
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës

“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori