LAJMI I FUNDIT:

BREXIT godet çmimet e patundshmërive në Londër

BREXIT godet çmimet e patundshmërive në Londër

Dobësia e tregut të patundshmërive në Londër u ekspozua me njoftimet e shitësve nën presion dhe ekspertët që paralajmërojnë kushte të vështira.

Sipas Rightmove, dy nga 32 lagjet e Londrës kanë parë rritje të çmimeve në vitin e kaluar, ndërsa pasiguria e BREXIT-it vazhdon të kafshojë në kryeqytet. Në anën tjetër, agjencia e pasurisë Foxtons, tha se të ardhurat kanë rënë në tremujorin e parë dhe tregu i banesave në qytet është “shumë sfidues”.

“Vëllimet e shitjeve vazhdojnë të jenë në nivele të ulëta rekord dhe pasiguria e vazhdueshme e BREXIT-it po ndikon në besimin e konsumatorit”, tha Foxtons, përcjell Telegrafi.


Raporti i Rightmove tregoi se çmimet për shtëpitë e reja të shitura kanë rënë 2.5 për qind në 12 muajt e fundit, pra shitësit janë duke kërkuar një mesatare prej 16,157 sterlina për pronat e tyre.

Ndërsa çmimet u rritën me 1.2 për qind në muajin maj nga muaji i kaluar në rritjen e zakonshme të pranverës, shifrat vjetore nënvizojnë gjendjen negative në tregun e Londrës, që ka parë vlera të goditura nga BREXIT-i, duke ngadalësuar rritjen dhe ndryshimet tatimore në vitet e fundit. /Telegrafi/