LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi thotë se e kupton Flora Brovinën sa i përket fotografisë së publikuar

Kelmendi thotë se e kupton Flora Brovinën sa i përket fotografisë së publikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se e kupton deputeten e PDK-së, Flora Brovina se është mashtruar sa i përket fotografisë së publikuar ditë më parë, përmes së cilës deputetja pretendonte se ajo fotografi ku shiheshin disa ushtarë duke dhunuar një grua ishte e bërë në Kosovë, e që ma pas u zbulua se ajo fotografi ishte e një vendi tjetër.

Kelmendi ka theksuar se qëndron në mbështetje të aktivistes Brovina, dhe se nuk duhet harruar veprimet e forcave serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës, transmeton Telegrafi.

Tutje deputeti ka thënë se nëse gjenden fotografi ku dëshmohen krimet serbe të kryera në Kosovë, atëherë do të ndihmonin në krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb.


Shkrimi i plotë:

“Fotoja e përfolur për dhunimet që janë bërë në Kosovë dhe gjenocidi i zhvilluar masiv në vendin tonë!

Jemi dëshmitarë të debatit të ngritur për të dënuar kryesit e masakrave në Kosovë edhe pse shumë të vonuar, por me qëllim që të sensibilizojmë opinionin për masakrat që nuk duhet harruar dhe duhet dënuar.

Në këtë akcent edhe u publikua fotoja e një pamjeje të dhunimit të cilën e mbante në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Flora Brovina.

Unë e kuptoj zonjën Brovina se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, porse mos të harrojmë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina. Pra fotoja në një formë paraqet të vërtetën e hidhur, por po të gjendeshin foto të tilla mundë të ndihmonin krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

Nga këtu mundë të konstatojë se zonja Flora nuk është vizitore e këtyre faqeve pornografike dhe nuk duhet lejuar njollosjen e punës dhe sakrificës së saj, sepse është dëshmitare e vërtetë e këtyre veprimeve barbare e çnjerëzore si dhe fotoja në fjalë, mos harroni se e ka prekur atë (zonjën Brovina) më së shumti si femër gjithnjë duke besuar në veprimin e jo në foton e manipuluar. Pra, ne nuk duhet minimizuar veprimet e serbëve, sepse veprimet e tyre ishin të vërteta. Nuk duhet lejuar dëmtimi i dhunimit të më shumë së mijëra femrave, andaj qëndroi në mbështetje të aktivistes Brovina për punën e bërë me vite e dekada dhe besoi nga të gjithë se duhet përkrahur sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori