LAJMI I FUNDIT:

Performanca mbresëlënëse e Jonidës në finalen e Eurovisionit dhe mënyra si mund të votoni

Performanca mbresëlënëse e Jonidës në finalen e Eurovisionit dhe mënyra si mund të votoni
Jonida Maliqi (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, ka bërë një performancë mahnitëse në natën finale të edicionit të sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision.

Në evenimentin që zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit, artistja jonë e përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.


Pas interpretimit të shkëlqyeshëm në gjysmëfinalen e dytë, Jonida siguroi vizën për në finale, ku njëherësh ishte mbresëlënëse.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Ajo ka performuar e dyta në renditje dhe si rrjedhojë mban kodin “02”, nga ku shqiptarët anembanë diasporës mund të votojnë deri 20 herë, duke mbështetur artisten drejt një kualifikimi sa më të lartë.

Pjesën konkurruese të ‘Eurovision 2019’ e nisi Malta, ndërsa janë 26 shtete që performojnë në natën finale të festivalit të madh evropian.

Votimi

Kodet përkatëse nga secili shtet për të votuar Jonida Maliqin në natën finale të ‘Eurovision 2019’ (Foto: Eurovision Albania)

Duke qenë se është e dyta në garë, si rrjedhojë ajo mban kodin “02”, përmes së cilit shqiptarët nga diaspora mund të votojnë përmes numrave përkatës të shtetit ku ata ndodhen.

Të drejtë votimi kanë edhe shqiptarët që ndodhen në Australi, teksa maksimumi i votave që një individ mund të japë është deri në 20 (njëzet).

Votat e publikut mbajnë 50 për qind të peshës, ndërkohë që 50 për qind është pesha e jurisë profesionale, e formuar nga secili shtet që do të gjykojë këngët finaliste.

Votimi për publikun hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe zgjat vetëm 15 minuta – ndërkohë që mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, për ata që e kanë të shkarkuar në telefonin e tyre.

Në fund të mbrëmjes shpallen rezultatet, fillimisht votat e jurisë jepen nga secili shtet të konvertuara nga 1 deri në 7 pikë në renditje të plotë, dhe më pas me 8 pikë për vendin e tretë, 10 për vendin e dytë dhe 12 pikë për vendin e parë.

Pas votimit të jurisë, publikohet i kalkuluar edhe votimi i publikut, i cili jep vulën përfundimtare se kush do ta fitojë këtë kompeticion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori