LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian zbulon fotografinë e parë të fëmijës së katërt, djalin e ka pagëzuar me emrin Psalm

Kim Kardashian zbulon fotografinë e parë të fëmijës së katërt, djalin e ka pagëzuar me emrin Psalm
Foto: DailyMail

Kim Kardashian ka ndarë fotografinë e parë të fëmijës së saj të katërt me Kanye West dhe zbuloi se emri i djalit është Psalmi.

38-vjeçararja mori Instagramin për të publikuar një pamje të një bisede, ku shfaqeshin shkëmbime mesazhesh me burrin e saj 41-vjeçar.

Në këtë fotografi, ka një mbishkrim për të porsalindurin, në të cilin shkruhet “Psalm West”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar familja për fat të mirë e mirëpriti anëtarin e tyre të gjashtë përmes një nëne surrogate (zëvendësuese), teksa u bë i ditur se Psalmi lindi me peshë 2.9 kilogramë.

Çifti tashmë janë prindër të vajzës North, pesë vjeçe, djalit Saint, tre vjeç dhe vajzës tjetër, Chicago, 15 muajshe.

Emri Psalmi është me prejardhje hebraike dhe do të thotë këngë. Ishte emri më popullor në listën e 2,874 emrave sipas Qendrës së Fëmijëve.

Kim Kardashian mëson për provimet teksa fëmijët janë në gjumë
Lexo po ashtu Kim Kardashian mëson për provimet teksa fëmijët janë në gjumë

Ndërsa Kanye ka shkuar rregullisht të dielave në kishë që nga janari, pa dyshim emri ka një ndikim biblik, pasi Psalmi është një libër në Dhiatën e Vjetër të krishterë.

Nuk ka dyshim se feja ka qenë një interes i Kanye’t për tërë karrierën e tij, pasi ai ka pasur disa këngë me muzikë fetare dhe nëntokësore duke përfshirë “Jesus Walkks” të vitit 2004, “No Church In The Wild” të vitit 2011, “I am God” në vitin 2013, “Ultra Light Beam” në vitin 2016 etj. Ai gjithashtu emëroi albumin e tij të vitit 2013, “Yeezus”.

Fëmija erdhi në jetë për shkak të një nëne zëvendësuese për arsye se Kim ka probleme shëndetësore dhe i sugjerohet të mos bëjë më fëmijë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ajo luftoi me gjendje të rrezikshme për jetën, pasi ishte daignostifikuar me placenta accreta gjatë dy shtatëzanive të saj dhe është paralajmëruar nga mjeku për të mos mbartur fëmijën e saj në bark përsëri.

Gjendja ndodhi kur e gjitha ose një pjesë e placentës mbetën bashkangjitur në muret e mitrës pas lindjes. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Jenny Anderson/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Magazina
G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, a je homoseksual?

G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, a je homoseksual?

Magazina
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Magazina
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Magazina
Kalo në kategori