LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Fotografia e publikuar e dhunimit, luftë speciale e Serbisë (Video)

Veseli: Fotografia e publikuar e dhunimit, luftë speciale e Serbisë (Video)

Kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se fotografitë që i janë dhënë Flora Brovinës, duken si një luftë speciale e Serbisë.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se publikimi i fotografisë nga Flora Brovina ka qenë një gabim i madh.


Ai ka thënë se pavarësisht këtij rasti, Kosova nuk do të ndalet me themelimin e Tribunalit për krimet e luftës të bëra nga Serbia në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se ka mijëra fakte e dokumente që serbët kanë kryer krime e përdhunime në Kosovë.

I pari i PDK-së ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë një luftë speciale nga ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.

“Krejt dukja është e një mekanizmi të luftës speciale e cila i targeton njerëzit e caktuar. Nuk kam dyshime te Flora Brovina. Nuk kam as ndonjë sinjal që të kem dyshime aq më tepër pasur parasysh jetën e saj. Por pamja, dizajni i formës çka ka ndodhur është tipike për luftë speciale nga dikush që nuk i duan shqiptarët”.

“Janë gjëra të rënda që kanë ndodhur që për besë na kanë goditur të gjithëve, por nuk do të na ndalin. Por ky është një mesazh te familjet e viktimave të dhunës seksuale që ne nuk do të ndalemi”, tha ndër të tjera Kadri Veseli.

“Dyshojmë në Serbinë dhe argatët e dreqit…Ka shoqata sot, që paguajnë para në Serbi me shpresën se do të gjejnë familjarët e tyre në burgjet e Serbisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori