LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen 82 zyrtarë policorë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale (Video)

Certifikohen 82 zyrtarë policorë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale (Video)

Sot, në kampin Vrella, u mbajt ceremonia zyrtare e certifikimit të 82 zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kaluan trajnimin (10) javor për t’u bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative, të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përfshirë edhe Njësia Speciale Operative është e trajnuar sipas  standardeve më larta profesionale, dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e vazhdueshme në menaxhimin e të gjitha situatave operative, incidenteve kritike, në ruajtjen e rendit kushtetues si dhe në luftimin e krimit të organizuar.

Pjese e kësaj ceremonie ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj, i cili i përgëzoi zyrtarët e certifikuar, të cilët pasi përfunduan me sukses të gjitha modulet e trajnimit, me meritë iu bashkuan Njësisë Speciale Operative si një ndër njësitë elite të Policisë së Kosovës.


Ndër të tjera drejtori Qalaj vlerësoi se ky trajnim është  realizuar me një përkushtim dhe profesionalizëm mjaft të lartë, të treguar nga të gjithë akterët, si nga instruktorët vendor ashtu edhe nga kandidatët, andaj duhet këtë profesionalizëm ta mbani dhe ta tregoni  gjatë  realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të juaja karshi qytetarëve dhe vendit.

Menaxhemnti i Policisë në vazhdimësi do t’i kushtojë rëndësi trajnimeve për zyrtarët policorë të profileve të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të punonjësve të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori