Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur lidhur me fotografinë e publikuar dje nga deputetja Flora Brovina, ku shihej të dhunohej një grua nga disa ushtarë, por që pastaj u ngritën dyshime se ngjarja në fotografi kishte ndodhur në Irak e jo në Kosovë siç pretendonte Brovina.
“Nuk jam shef i AKI-së”, është përgjigjur presidenti kur është pyetur se a ka informacione se ku është marrë fotografia dhe a e kishte parë paraprakisht. Ndërkohë ka bërë thirrje që të jenë të gjithë të bashkuar në dënim të gjenocidit.
Dje deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina doli publikisht me një fotografi ku shihej një grua derisa dhunohej seksualisht nga disa ushtarë.
Pak orë më vonë u ngjallën dyshime se fotografia është marrë nga një video prej një faqeje për persona të rritur, dhe se e njëjta ishte filmuar në Irak, e jo në Kosovë siç kishte deklaruar Brovina.
Për këtë ngjarje është pyetur të premten presidenti i vendit. Hashim Thaçi, duke numëruar krimet e Serbisë nda popullatës civile në Kosovë, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënim të gjenocidit serb.
“Serbia ka kryer gjenocid ka vrarë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, gra fëmijë, pleq. Serbia ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ka dëbuar rreth 1 milion qytetarë nga Kosova, Serbia ka vrarë mbi 1 mijë fëmijë shqiptarë, dhe gjenocidi nuk ka brina, ky është gjenocidi i shtetit të Serbisë. Andaj në këtë moment të gjithë, pa dallim politik, pa dallim lokal, pa asnjë dallim duhet të bashkohemi në dënim të gjenocidit dhe të vihen para drejtësisë”, tha Thaçi.
Thaçi nuk ka dashur të komentojë fotografinë, dhe vërtetësinë e saj, megjithatë pas insistimit të gazetarëve, ai shkurt ka thënë se Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë.
“Nuk jam shef i AKI-së unë. Vet Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë të vitit 98-99”, tha ai.
Ndërkohë, deputetja Brovina është lajmëruar sot në organet e sigurisë dhe drejtësisë, për qartësime rreth kësaj fotografie, të cilën e publikoi të enjten, në ditën kur Kuvendi i Kosovës po diskutonte për gjenocidin serb në Kosovë.
Brovina kishte deklaruar se e njeh viktimën në fotografi dhe ka informacione lidhur me rastin të cilin e paraqiti si dëshmi për krimet serbe në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare