Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi sot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Byronë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM), anëtarësim ky që do të ishte shumë i mirëseardhur për vendin.
Këtë deklaratë ministri Shala e bëri me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Metrologjisë, ku theksoi se nevojitet ndihma e miqve që kjo agjenci të jetë shtyllë e Republikës së Kosovës.
Ai tha se fuqizimi i mëtutjeshëm i metrologjisë kosovare është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për të përmbushur kriteret e parapara me MSA dhe ERA e mbi të gjitha për të rritur standardin e jetës së qytetarëve.
“Ne, tashmë kemi miratuar ligjin e ri të metrologjisë, dhe jemi në proces të hartimit të akteve nënligjore në mënyrë që të implementojmë këtë ligj të standardeve të BE-së sa më mirë që është e mundur. Për më tepër, me ndihmën e Bankës Botërore ne jemi duke rehabilituar një objekt të MTI-së që deri tash ka qenë i pa shfrytëzuar dhe besojmë që gjatë vitit të ardhshëm do të krijohen edhe kushtet fizike dhe teknike që secili kriter ligjor i paraparë të jetësohet në atë që ne po e quajmë Qendra Kombëtare e Cilësisë së Kosovës. Tashmë nuk do të lejojmë asnjë mashtrim për qytetarët e Kosovës, asnjë mashtrim për konsumatorët. Kemi aplikuar për anëtarësim në BIPM, është byro ndërkombëtare e peshave me lokacion në Paris, një anëtarësim i tillë do të ishte shumë i mirëseardhur për vendin tonë, dhe në këtë pikë na duhet ndihma e miqve që kjo agjenci të jetë shtyllë e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Edhe drejtori i Përgjithshëm i AKM-së, Ferki Fejza, u shpreh optimist se agjencia që ai e udhëheq do të anëtarësohet deri në fund të këtij viti në Byronë Ndërkombëtare për peshat dhe matjet. Ai tha se Agjencia e Metrologjisë së Kosovës është i vetmi agjencion përgjegjës për fushën e metrologjisë dhe metaleve të çmuara.
“Baza aktuale e AKM-së është e mbështetur në dy ligje, atë të metrologjisë dhe ligjin e metaleve të çmuara. AKM shënon ditën botërore të Metrologjisë si një institucion i konsoliduar”, tha ai.
Kurse përfaqësuesi Projektit të Bankës Botërore, Gazmend Mejzini, tha se prodhimi i mallrave dhe shërbimeve që plotësojnë standardet ndërkombëtare janë mënyra më e mirë që kompanitë vendore të konkurrojnë për të zënë vend në hapësirën globale.
“Projekti do të ndihmojë, përpos anëtarësimit në BIPM, do të bëjë përpjekje që të ndihmojë edhe në laboratorët e brendshëm, që të reduktojë koston e marrjes së certifikatave ndërkombëtare”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?