LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez zbulon se ka mesazhe sekrete të paraqitura në koleksionin e saj Puma

Selena Gomez zbulon se ka mesazhe sekrete të paraqitura në koleksionin e saj Puma
Selena Gomez, foto:Getty Images/Guliver

Ylli 26 vjeçar të mërkurën ka lansuar koleksionin e saj të dytë për markën Puma. Bukuroshja 26-vjeçare lëshoi të mërkurën koleksionin e saj të dytë për këtë markë, duke zbuluar se disa nga produktet në linjë kanë mesazhe sekrete që duhet zbuluar nga fansat e saj.

Linja SG x PUMA SS19, e cila frymëzohet nga mënyra e jetesës së Gomez, përmban një koleksion të rehatshëm, ku përfshihen të gjitha llojet e veshjeve.

Selena Gomez (Foto:COURTESY PUMA)

Gomez tregoi se linja PUMA, e cila shkon në çmim prej 12 dollarë deri në 120 dollarë përmban grafikë delikate dhe të vogla në disa nga artikujt e koleksionit, përfshirë edhe ditëlindjen e saj, koordinatat gjeografike të vendlindjes dhe disa nga qytetet e saj të preferuara si Los Anxhelos, Neë York dhe Herzogenaurach, Gjermani, ku gjendet edhe selia e Pumës.


“Unë kam vënë disa nga tatuazhet e mia, nga data e lindjes, nga koordinatat e vendlindjes sime. Përpiqem të gjej mënyra origjinale për ta bërë këtë. “Çdo gjë që ka të bëj në karrierën time dhe në jetën time, thjesht ndjehem kaq mirënjohëse. Pra, shumicën e kohës unë përpiqem të vë një pjesë të vogël nga jeta e ime në atë”, ka thënë Selena për revistën Glamour.

Pavarësisht përdorimit të Instagramit për partneritete dhe promovime, Gomez e cila numëron mbi 150 milionë ndjekës- duke qenë e treta më e ndjekur, kohëve të fundit ka folur për rreziqet që kanë mediat sociale për të rinjtë.

Gjatë një paneli promovues për filmin e saj të ri “The Dead Do not Die”, këngëtarja dhe aktorja ka zbuluar marrëdhënien e komplikuar që ajo ka me mediat sociale dhe frikën rreth mënyrës se shoqëria ka ndikuar në brezin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori