LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja e ka shkatërruar sistemin shëndetësor

OBRM-PDUKM: LSDM-ja e ka shkatërruar sistemin shëndetësor

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në se e ka shkatërruar sistemin shëndetësor në Maqedoni.

Sipas opozitës, në dy vitet e kaluar që ka qeverisur LSDM-ja, në shëndetësi sundon kaosi dhe tenderët e kurdisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që ta përmirësojnë shëndetësinë, siç premtuan, LSDM-ja e rrënon. Klinikat po bien, ndërsa pacientët vdesin nga sëmundjet që trajtohen me terapi të thjeshta. Derisa tek ne paraqiten epidemi, LSDM paratë për përmirësimin e shëndetësisë i destinon tek kompanitë e afërta me funksionarët e pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata thonë se me LSDM-në në pushtet, shëndetësia ka arritur në nivelin e vdekjes klinike./Telegrafi/