LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Nëse foto e prezantuar nga deputetja Brovina del e manipuluar, dëmtohet rëndë kauza e Kosovës (Video)

Mushkolaj: Nëse foto e prezantuar nga deputetja Brovina del e manipuluar, dëmtohet rëndë kauza e Kosovës (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse fotografia e prezantuar nga zonja Brovina në Kuvendin e Kosovës është e rreme, do të dëmtohet rëndë kauza e Kosovës.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se fotografia u pranua si e vërtet dhe madje u fol se është bërë në rrethinën e Rahovecit, e më pas u pandeh se u zbulua edhe njëri nga kriminelët në foto.


“Përnjëmend nëse del që fotografia e prezantuar nga zonja Brovina është e manipuluar, kjo është diçka shumë e keqe edhe për shoqërinë tonë por edhe për kauzën e shoqërisë kosovare për zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se ky rast do të jetë shkas që të humbet besimi pasi gjithçka që është thënë për krimet në Kosovë do të pretendohet se janë të fabrikuara sikurse kjo foto.

“Unë nuk e gjykojë zonjën Brovina pasi që ajo tërë jetën e saj i ka kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qoftë kur kanë ndodhur helmimet qoftë më pas. Nuk po dua të besoj zonja Brovina mund të jetë manipuluar nga dikush, qoftë nga partia apo dikush tjetër nga shoqëria civile”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se Prokuroria nuk e ka të vështirë të vërtetoj autenticitetin e kësaj fotografie që e ka publikuar zonja Brovina, por është e rëndë që ajo është publikuar pikërisht në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori