Xhamia është objekti më i vjetër në fshatin Herticë, me të cilën Bajram Haxhiu është lidhur shpirtërisht.
Aty ku bashkë me shokët e vendlindjes kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Bajram Haxhiu, ndër më të vjetrit e fshatit Herticë, ka thënë se kjo xhami është pothuajse 270 vjeçare, dhe e cila është ndërtuar nga vetë banorët.
“Shënime në të kaluarën nuk janë mbajtur, por kam dëgjuar nga më të moshuarit se kjo xhami është e ndërtuar rreth vitit 1878, kur kanë qenë shqiptarët deri në Nish. Në atë kohë katundarët kanë ndarë hise për të ndihmuar ndërtimin e kësaj xhamie. Në atë kohë shumë fshatra kanë falur Bajramin në këtë xhami në mungesë të xhamive tjera”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Bajram Haxhiu.
Me simbole fetare e me figura të vendosura në mur, e bënin atë objekt karakteristikë. Pothuajse gjashtë fshatra përreth mblidheshin në këtë xhami, e cila është ndër më të vjetrat në Llap.
Imami i xhamisë së fshatit, Besim Llalloshi, ka thënë se kjo xhami përveç që ka shërbyer për t’i kryer ritet fetare, ka shërbyer edhe për mësim.
“Xhamia edhe pse shumë kohë më parë e ndërtuar është menduar shumë mirë. Në atë kohë është quajtur “mejtep”, ku pos mësimeve fetare janë mësuar edhe shkronjat shqip. Një rol interesant ka luajtur ky mejtep pasi këtij I janë bashkangjitur shumë fshatra”, tregon Besim Llalloshi, përcjell Telegrafi.
E ndërtuar në formë të shtëpisë, xhamia ka dy kate. Pjesa e poshtme ku është kryer namazi nga më të moshuarit dhe pjesa lart, nga fëmijët.
Ajo ka qenë në funksion deri në vitin 2008.
“Flitet që namazin e Xhumasë ky fshat e ka falur në Brainë. Braina është bukur larg. Ndërsa duke u kthyer rrugës aty kanë vendosur të gjithë së bashku të ndërtojnë xhaminë. E mira e së mirës së kësaj xhamie, kjo është xhami e shqiptarëve që e kanë ndërtuar shqiptarët me financa të veta, e jo nga turqit, arabët apo të tjerët. Arkitektura e saj vërehet, pasi nuk ka minaret dhe dallohet struktura dhe forma e ndërtimit të saj. Kjo xhami varion prej 250-270 vite që nga ndërtimi i saj”, tregon më tej Besim Llalloshi.
Krejt çka ka mbetur në këtë objekt janë muret, tepihët dhe simbolet fetare të mbuluara nga pluhuri e dheu, si dëshmi se aty me vite të tëra janë kryer rituale fetare.
Bajram Haxhiu, ka thënë se këtë objekt e kanë rinovuar disa herë, vetëm që ai të mos rrëzohet e bashkë me të ruhen edhe kujtimet. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit