LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nuk e votojnë mocionin e PSD-së për shkurtimin e pikave të rendit të ditës

Deputetët nuk e votojnë mocionin e PSD-së për shkurtimin e pikave të rendit të ditës

Ka filluar seanca e Kuvendi të Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Mirëpo kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mirëkuptim propozoi që pikat e para të rendit të ditës të hiqen dhe të rifillohet me diskutim në orën 14:00, pasi siç tha ai në orën 12:00 do të mbahet përvjetori i Ukshin Hotit, në të cilën do të marrin pjesë.

Ndërsa, deputeti i AAK-së,  Daut Haradinaj fillimisht propozoi që të larohen disa nga pikat e  rendit të ditës, dhe të kalohet direkt në miratimin e rezolutës dhe komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë. por më pas ai u tërhoq nga ky propozim.


Ndërkaq, deputeti PSD-së, Driton Çaushi propozoi që të fillohet me shqyrtimin e temës kryesore në këtë seancë, i cili mocion nuk kaloi me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica tha se është mirë që në orën 14:00 t’i rikthehen seancës pasi një pjesë e deputetëve kanë planifikuar të shkojnë në Prizren, në nderim të Ukshin Hotit.

“Një pjesë e deputetëve e kemi planifikuar të shkojmë në Prizren. Në orën 14:00 të kthehemi të gjithë këtu sepse tema është shumë e rëndësishme”, tha Reçica.

Sami Kurteshi nga LVV theksoi se duhet të respektohet rendi i ditës.

“E kemi një rend dite, i cili rend dite na ka ardhur me kohë. Rruga më e mirë është që ta fillojmë seancën me pikat e rendit të ditës pasi gjatë ditës ka takime të ndryshme personale edhe grupore”, tha Kurteshi.

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka propozoi që seanca e sotme të fillohet me një minutë heshtje, mirëpo reagimi i menjëhershëm i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i tregoi Zekës se nuk mund të mbajnë një minutë heshtje për personat fati i të cilëve ende nuk dihet.

“Nuk mund të mbajmë një minutë heshtje për personat që nuk e dimë për fatin e tyre”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, në këtë seancë në rend dite do të shqyrtohet rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë; formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimi për ndërtimin e muzeut të gjenocidit dhe Memorialit të Dëbimit, dhe caktimi i ditës së gjenocidit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori