LAJMI I FUNDIT:

Emigranti rrezikon gjithçka, hidhet në det – tenton të shpëtojë duke notuar në ujërat e Detit Mesdhe (Video)

Emigranti rrezikon gjithçka, hidhet në det – tenton të shpëtojë duke notuar në ujërat e Detit Mesdhe (Video)

Një emigrant libian është filmuar duke notuar në ujërat e Detit Mesdhe, pasi hedhjes nga një anije e cila thuhet se pësoi një defekt teknik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi në fjalë ishte një nga emigrantët që gjendeshin në një anije në Mesdhe, duke tentuar për tu larguar nga Libia.

Siç bëhet e ditur, ai kërceu kur iu afrua roja bregdetare libiane.


Sea Watch, një organizatë jo-fitimprurëse e shpëtimit, tha se aeroplani i saj i kërkim-shpëtimit, kontaktoi varkën dhe këshilloi ekuipazhin për të ndaluar motorin, duke u kërkuar atyre “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të shpëtuar personin”.

Libia u bë një pikë qendrore për emigrantët afrikanë dhe refugjatët që iknin për në Evropë pas një kryengritjeje në vitin 2011 në të cilën Muamar Gadafi u rrëzua.

Ndërsa migrimi fillon të rritet gjatë muajve të pranverës dhe të verës, Maroku tha se kishte ndaluar anijet që mbanin 117 emigrantë që të kalonin në Evropë.

Një grup tjetër prej 52 emigrantësh arriti të kalonte në Melilla, megjithatë, në atë që autoritetet marokene quajtën përpjekjen më të madhe për kalimin e kufirit që nga tetori.

Ardhjet e emigrantëve në Spanjë vitin e kaluar kanë kaluar ato në Itali dhe Greqi, me 60,000 që mbërritën, pothuajse të gjithë prej tyre nga deti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori