LAJMI I FUNDIT:

Një i mitur theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në spital (Foto)

Një i mitur theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në spital (Foto)

Një 16-vjeçar është plgosur nga therja me thikë, në një incident që ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmi e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në Rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime  nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.


“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Nuk dihen motivet e këtij incidenti. /Telegrafi/